Site icon Telegrafi

Giresse thotë se nuk e mendon dorëheqjen pas barazimit zhgënjyes ndaj Andorrës

Alain Giresse është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Selektori i Dardanëve tha se tanëve u mungoi konkretizimi i rasteve, derisa edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura në së paku tri raste.

“Mendoj se nuk e gjetëm zgjidhjen. Na mungoi diçka për konkretizimin e rasteve. Edhe gjyqtari nuk mori vendimet e duhura. Ka shumë gjëra që kjo ndeshje përfundoi 1-1”, deklaroi fillimisht Giresse.

Lexo po ashtu Barazim zhgënjyes i Kosovës ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

“Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante lojë të mbyllur. Kishim aksione, krijuam raste, por nuk ia dolëm të depërtonim për të shënuar e fituar”.

“Kam kërkuar të luanim më shpejt, dhe të liroheshim më shpejt. Na mungoi veprimi i fundit. Kjo gjë ndikoi”, shtoi më tej trajneri i Kosovës.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Kosova 1-1 Andorra, shkëlqyen Zhegrova dhe Rashica

Giresse është pyetur nëse e mendon dorëheqjen nga ekipi ynë.

“Është shumë herët të flitet, ende ka lojë. Ende ka pikë. Nuk mund ta quaj këtë punë të humbur. Mundësia e kualifikimit ekziston gjithmonë”.

“Qëllimi im të vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua se çfarë u kënaq juve. Mua më intereson të vazhdoj të punoj dhe të vazhdoj përpara”, potencoi më tej Giresse. /Telegrafi/

Exit mobile version