LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla për deputetët e LDK-së: Ngatërrojnë partneritetin me servilizëm

​Gërvalla për deputetët e LDK-së: Ngatërrojnë partneritetin me servilizëm

Seanca e Kuvendit ku po diskutohet për situatën në veri, për zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla, është zhgënjyese.

Duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së, ajo ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ngatërron partneritetin me servilizëm dhe politikën me thashethemet.

Ajo ka përsëritur se me partnerët ndërkombëtar bisedojnë hapur dhe synojnë t’i bindin për qëllimet e drejta të Kosovës.


Sipas saj dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe.

“Dhuna në veri nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicave serbe, nuk ka të bëjë me sigurimin e të drejtave të tyre dhe e dimë shumë mirë se cilat janë bandat serbe që terrorizojnë banorët brenda republikës sonë. Është një kohë e vështirë e cila kërkon vendime të vështira, me partnerët tanë bisedojmë hapur dhe debatojmë me ta jemi të pastër dhe synojmë të bindim partnerët tanë për qëllimet tona të drejta. Në dallim nga ata që sot flasin në emër të LDK dhe ngatërrojnë partneritetin me servilizmin politikën me thashethemet. Në krahë të presidentit Rugova e kam mësuar gjatë takimeve të tij që miqtë aleatët dhe partnerët tanë nuk duhet gënjyer, por duhet shpjeguar, diskutuar dhe koordinuar me ta për të siguruar mbështetjen e tyre për interesat legjitime të qytetarëve”, u shpreh ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka replikuar Ramush Haradinajt duke i thënë se është turp me prit në zyre Radoiçiqin dhe shokët e tij e jo t’i mbrosh qëndrimet legjitime të Kosovës.

“U përmend fjala turp deputetit Haradinaj e paska lëshuar sallën, turp nuk është të mbrosh qëndrimet legjitime të Kosovës turp është me prit në zyre Radoiçiqin dhe shokët e tij jo pse është serb por kriminel. Dy partitë politike këtu Aleanca dhe PDK thjesht nuk kanë kredibilitet për të folur për aleancën me Amerikën. Që nga qeveria Hotin as LDK më nuk ka kredibilitet. Ne nuk i gënjejmë SHBA dhe as BE e jo si ju deputetët të nderuar të opozitës, këtu në foltore jeni shqiponjë kur shkoni nëpër ambasada ktheni në pula”, tha ajo.

Gërvalla tha se SHBA-të dhe BE nuk kërkojnë nënshtrim, por presin ndërtimin e një shteti demokratik.

“SHBA dhe BE na ne nuk kërkojnë as nënshtrim as servilitet presin të ndërtojmë një shtet demokratik dhe ligjor presim vendime të guximshme presim marrje të përgjegjësisë për çdo veprim tonin presin debat të hapur në shërbim të prosperitet të Kosovës”, u shpreh ajo.

Gërvalla ka kritikuar edhe PDK-në, sipas saj, për mos-shkuarjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

E pas fjalimit të saj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ndonëse Gërvalla e përmendi LDK-në 13 herë, si person ajo hynë në kategorinë e personave që si parti as nuk e replikojnë.

“Hynë në kategorinë e personave që LDK as nuk replikon”, tha ai.

Debati parlamentar për situatën në veri të vendit është ndërprerë për një pauzë deri në 15:30. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori