Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se aplikimi i Kosovës është hequr nga agjenda për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Duke folur në “RTK Prime” për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, ajo ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim.
“Ne kemi vendosur ta dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në maj dhe ka lëvizje në aspektin e trajtimit. Delegacioni ynë nga Kuvendi i Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare me të drejtë të plotë fjale dhe ky është një progres i mirë”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka deklaruar se shumë shtete në procesin e anëtarësimit kanë pritur me vite të tëra, por beson se në rastin e Kosovës, një gjë e tillë do të arrihet shumë shpejt.
“Besoj se Kosova do të shënojë një prej rekordeve për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës sepse mendoj se edhe atmosfera por edhe progresi i Kosovës e mundëson një gjë të tillë“, ka shtuar ministrja.
Sa i përket pohimeve të palës serbe se Kosova është hequr nga agjenda në mbledhjen e 5 tetorit, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.
“Nuk iu kundërpërgjigjem fare (autoriteteve serbe, v.j.) sepse ata nuk i besojnë vetes kur flasin. Kosova nuk është hequr nga agjenda. Kosova nuk ka qenë në agjendë, por në mbledhjen e 5 tetorit është diskutuar dhe është bërë një progres i mirë”, ka nënvizuar Gërvalla.
Ajo nuk ka dashur të japë data rreth asaj se kur do të trajtohet aplikimi i vendit tonë për anëtarësim në KE. “Nuk është e imja të them data sepse është çështje e presidencës së radhës. Irlanda e ka presidencën e radhës në Këshillin e Evropës dhe është vendim i Irlandës se me cilën tempo dhe cilat data do t’i zgjedhë. Ajo çfarë mund të them është se jemi shumë afër momentit kur kërkesa jonë do të procedohet në asamblenë parlamentare ku ajo edhe duhet trajtuar”, është shprehur Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës