Telegrafi

Gerard Moreno mungon ndaj Kosovës, largohet nga grumbullimi me Spanjën për shkak të lëndimit

Enrique dhe Moreno (Foto: Marca)

Gerard Moreno ka braktisur tubimin me Spanjën, për shkak të disa shqetësimeve në kofshën e tij të djathtë.

Lojtari e nis nga minuta e parë ndeshjen kundër Suedisë ku pësuan humbje 2-1, por u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa sot iu nënshkruar disa testet të cilave treguan sa ka një dëmtim.

Luis Enrique dhe stafi mjekësor kanë zgjedhur të mos rrezikojnë dhe ta dërgojnë në shtëpi, ndërsa sulmuesi nuk do të zëvendësohet nga asnjë lojtar tjetër.

Kështu, Enrique humbet një lojtar të rëndësishëm përballë angazhimeve të radhës kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, ku pikët janë shumë të rëndësishme, drejt rrugës së tyre për në Katar 2022.

Spanja për ndeshjen ndaj Kosovës do të ketë në dispozicion sulmues si Bryan Gil, Alvaro Morata, Ferran Torres dhe Adama Traore.

Ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës do të zhvillohet të mërkurë më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/