LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Viti 2019 do të jetë vit i stabilitetit dhe funksionalitetit të teatrove të qyteteve

Gashi: Viti 2019 do të jetë vit i stabilitetit dhe funksionalitetit të teatrove të qyteteve

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar sot grupin punues për hartimin e Ligjit për teatrot, me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e procesit, përmbajtjen që do të ketë ligji dhe si do të ndikojë ai në përmirësimin e funksionimit të teatrove nëpër qytetet e Kosovës dhe në avancimin e jetës kulturore në përgjithësi.

Gashi ka ofruar mbështetje të plotë për grupin punues në hartimin e ligjit. Ministri u shpreh se pret nga grupi një punë intensive për përgatitjen e një ligji i cili do të funksionalizojë teatrot e qyteteve. “Komunave t’i mundësohet ndarja e mjeteve të nevojshme për teatrot e tyre si dhe të angazhohen aktorët e qyteteve në këto teatro”, tha ministri.

“Me këtë ligj fuqizohen teatrot nëpër qytetet e Republikës së Kosovës si dhe do të ketë një angazhim më të madh të aktorëve të qyteteve përkatëse nëpër këto institucione të kulturës”, vlerësoi ministri.


Ministri konsideroi se viti 2019 do të jetë viti i kthesës së madhe për teatro, institucione të cilat nuk kanë pasur trajtim dhe mbështetje me dinjitet nga komunat e Kosovës.

Ndërkaq, grupi punues u shprehën se do të hartojnë një ligj i cili do të jetë një politikë e zbatueshme dhe që do të ndikojë në rritjen e aktiviteteve kulturore dhe ngritjen e vlerave të mirëfillta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori