Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj kërkesës së organeve serbe të drejtësisë, që organet kompetente të Kosovës, t’iu dërgojnë informata lidhur me hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq.
Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka porositur organet kosovare të policisë dhe drejtësisë që të mos informojnë institucionet përkatëse serbe, pasi Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, pra pjesë të Serbisë.
Avokati gjithashtu thotë se organet serbe vazhdojnë të refuzojnë bashkëpunimin me Kosovën, që nga viti 1999 dhe të ofrojë informata të ndjeshme për vrasjen e mbi 15 mijë civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e mbi 6000 të tjerëve, shkatërrimin e mbi 120 mijë objekteve të banimit dhe infrastrukturës në Kosovë.
Postimi i plotë i avokatit Gashi:
Institucionet e Kosoves te refuzojn ndarjen e informatave me Serbin ne rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit.
Prokuroria Shteterore e Serbis dhe Ministria e Puneve te Jashtme e Republikes se Serbis kan kerkuar nga organet kompetente te Prishtines ( por jo te Kosoves ) qe te ju dergojn informata senzitive – te ndjeshme – ne rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit.
Kerkesa e tille do te ishte krejtesisht normale dhe e preferueshme sikur te kemi te bejm me nje shtet miqesor te Kosoves, ose me nje shtet qe e njeh Pavarsine e Kosoves apo qe se paku formalisht territorin e Kosoves ne kerkesat e tyre per dhanje te informatave per rastin e vrasjes se Oliver Ivanovicit I drejtohet
Republikes se Kosoves qofte edhe me fusnote.
Prokuroria e Republikes se Serbise nuk heziton ashtu sic ben edhe Ministria e Jashtme e Serbis qe te gjitha shkresat ti dergoj me llogo e me stem te Serbis por ne asnje moment nuk I drejtohet as si Republika e Kosoves dhe as si territor I vecant jasht juridiksionit te Serbis.
Nese Serbis I nevojiten informata te ndjeshme per kinse zbulimin e vrasesve te Ivanovicit e qe ne esence ato perdoren per konsumim te brendshme te udheheqesve politik te Serbise, me te cilet Ivanovic kishte probleme serioze, Serbia nuk do te duhej ti dergonte shkresat duke e konsideruar Republiken e Kosoves si pjes integrale te territorit te Serbis.
Te gjitha shkresat zyrtare jan te drejtuara me terme “organeve kompetente ne Prishtine” dhe subjekteve te UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe BE-s ne Prishtine. Pra ne gjdo shkrese mungon definimi I territorit te Kosoves ne cfardo varianti.
Asgje nuk eshte e keqe qe te ndahen informata per vrasjen e Ivanovicit edhe me Serbin ne rast se Serbia qe nga 12 Qershori 1999 e deri me sot do te ndante informata senzitive apo te ndjeshme per vrasjen e mbi 15,000 civilve Shqipetare, per zhdukjen e mbi 6000 Shqipetareve prej te cileve rreth 1700 ende cilsohen si te pa gjetur, per shkatrrimin e mbi 120,000 objekteve te banimit dhe per shkatrrimin e tersishmen te infrastruktures se Kosoves gjate luftes.
Do te ishte normale krejtesisht ndarja e informatave per rastin Ivanovic edhe ne rast se gjate bisedimeve ne Bruksel, Serbia te mos e sheh Kosoven si territor te vetin si te okupuar dhe sipas tyre nen administrimin e OKB ne baze te rezolutes 1244.
Duke e ditur se vrasja e Ivanovicit nga kriminelet Serb ka ndodhur ne territorin e Republikes se Kosoves, Prokuroria e Republikes se Kosoves, Policia e Kosoves dhe AKI-ja do te duhet qe te tentojn te zbulojn vrasesit, urdher dhenesit dhe te gjithe te perfshire ne vrasjen e Ivanovicit dhe pastaj te gjitha keto informata ti bejn publike e qe informatat publike mund ti perdorin edhe organet e ndjekjes ne Serbi per nevoja te tyre.
Ta ruajm sovranitetin juridik se paku ne territorin e Republikes se Kosoves pasi te njejtin nuk kemi ditur ta ruajm ne raport me Gjyakten Speciale duke deleguar sovranitetin juridik ne Holand – Hague” (sic.), ka shktuar avokati Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos