LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK nuk mund ta fajësojë LVV-në nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

Gashi: LDK nuk mund ta fajësojë LVV-në nëse vendi shkon në zgjedhje të reja

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë Qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se koalicioni midis këtyre dy subjekteve politike mund të arrihet me ndihmën e ambasadorëve të shteteve të fuqishme.

“Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit – ai mund të mos i përgjigjet Hashim Thaçit, por duhet t’i përgjigjet presidentit. Qeveria mund të formohet me ndihmën e Dragodanit. Deri më tani nuk është formuar asnjë Qeveri pa ndihmën e lagjes ‘Arbëria’ dhe unë besoj se do të na vijë ajo ndihmë. Më herët Alfa dhe Omega kanë qenë ambasadorët e shteteve të fuqishme që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës”, ka thënë Gashi.


Gashi theksoi se,pa LDK-në nuk mund ta formon Qeverinë VV-ja.

“Këta kanë vënë vija të kuqe, por nëse Qeveria nuk formohet dhe shkohet në zgjedhje; populli do ta marrë mesazhin ashtu siç është – që VV-së iu pamundësua ta formojë qeverinë. Nëse nuk je i pari – je i dyti dhe je humbës. I dyti nuk mund ta shantazhojë të parin. Shantazhin është duke e bërë LDK dhe jo VV”, thotë ai.

Avokati Gashi, konsideron se LDK, është duke u viktimizuar.

“LDK është duke e luajtur rolin mirë dhe kështu e ka bërë për 20 vjetët e fundit. Dërgon mesazh se është duke u viktimizuar. Aty ka njerëz të mençur dhe e dinë se nëse shkojnë në zgjedhje të përsëritura nuk do ta fitojnë as gjysmën që e kanë tani”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori