LAJMI I FUNDIT:

Gashi dhe Bahtiri flasin për sigurinë në Mitrovicë

Gashi dhe Bahtiri flasin për sigurinë në Mitrovicë

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në komunën e Mitrovicës.

Më këtë rast ministri Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e informoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori