Kur del para pasqyrës je e pakënaqur nga forma që kanë marrë vetullat? Me siguri ke bërë diçka të gabuar gjatë mirëmbajtjes së tyre.
Shiko disa gabime të zakonshme që bën kur merresh me vetullat dhe mëso të mos i përsërisësh.
I heq shumë shpesh
Ekspertët mendojnë se t’i heqësh vetullat çdo ditë është një veprim shumë i gabuar. Madje, ata sugjerojnë se pastrimi i tyre nuk duhet bërë më shpesh se një herë në tri javë. Kjo kohë është e mjaftueshme që qimet të rriten në çdo anë që dalin dhe vetullat të bëhet e njëtrajtshme. Vetullat e hequra shumë nuk të japin një pamje të bukur, përkundrazi vetullat e plota e të trasha janë ende në modë. Lëre piskatoren mënjanë për disa javë.
Përdor piskatore të vjetër
Të ndodh shpesh që qimet të rrëshqasin ose të këputen gjatë kohës që je duke i hequr. Kjo është pasojë e përdorimit të një piskatoreje të vjetër. Kot mundohesh të afrosh dy anët e piskatores, sepse funksioni i saj, tashmë ka mbaruar. Është shumë e rëndësishme që piskatoren ta pastrosh me alkool para përdorimit për të shmangur përdorimin e baktereve. Ah, mos lejo që piskatoren ta përdorin pjesëtarë të tjerë të familjes. Është personale.
Krijon hapësirë të madhe në mes vetullave
Mania për të shmangur vetullat e ngjitura të çon në një gabim tjetër: sa më shumë i heq kurorën vetullave, aq më shumë i largon ato nga njëra tjetra. Mos harro që është një gabim shumë i madh. Sa më e madhe të jetë hapësira mes vetullave, aq më e madhe duket hunda dhe po aq larg duken sytë nga njëri-tjetri. Fillimi i vetullave duhet të jetë në përputhje me hundën, jo jashtë saj. Po ashtu, edhe skajet e jashtme të vetullave duhet të jenë në përputhje me skajet e syrit.
Krijon një hark shumë të theksuar
Sa më shumë e formësuar të jetë një vetull, aq më e bukur duket ajo. Por zakonisht, tendenca për të krijuar një hark shumë të theksuar, i bën tiparet e fytyrës të mos jenë në harmoni. Prandaj, përpiqu të gjesh formën natyrale dhe krijo me të pikën më të lartë për të krijuar harkun (harku është zakonisht rreth dy të tretat e distancës nga pjesa e brendshme e vetullave). Hiqi vetullat gjithmonë në atë drejtim që të duken paksa më të ngritura. Nëse nuk je e sigurt për saktësinë, përdor një hijezim (laps për vetullat) për të krijuar formën. Pastaj hiqi në atë drejtim që ke vijëzuar.
Harron shpesh pjesën e sipërme
Heqja e qimeve poshtë vetullës mund të duket mirë, nëse është më e ngritur, por mos harro edhe pjesën e sipërme të tyre. Është pikërisht pjesa e sipërme ajo që jep pamjen përfundimtarë të vetullës. Ndoshta dëshiron vetulla më të trasha, por, mbi të gjitha ato duhet të kenë formë dhe jo të jenë të çrregullta. Ruaj hapësirën mbi vetullat dhe hiq qimet rregullisht edhe lart.
E tepron me lapsin
Nëse e ke të nevojshme vizatimin e vetullës me laps, duhet të bësh vetëm disa lëvizje të vogla. Mos e shtrëngo shumë lapsin gjatë kohës që i lyen vetullat, sepse ato do të duken më të ashpra dhe aspak të natyrshme. Zgjidh lapsin me një hije më të lehtë se ngjyra e vetullës për të ruajtur pamjen natyrale. Nëse edhe lapsin e ke të theksuar, mund të provosh edhe me ndonjë hijezim. Edhe ky duhet të jetë pothuaj dy herë më i çelët se ngjyra e flokëve.
Heq vetullat ndërsa përdor kremin hidratues
Ky veprim është një gabim tjetër i madh. Kremi hidratues stimulon prodhimin e kolagjenit, mbyll poret dhe përshpejton ndarjen e qelizave. Gjatë kohës që vendos krem hidratues, lëkura bëhet më e ndjeshme dhe më e hollë, ndaj gjatë heqjes së vetullave mund të heqësh edhe ndonjë copë lëkure. Ekspertët rekomandojnë të mos përdorësh krem gjatë kohës që depilon vetullat.
Nuk i rregullon kurrë vetullat në qendër estetike
Edhe pse nuk je e kënaqur me formën që kanë vetullat e tua, nuk je e sigurt për t’i rregulluar ato në një qendër estetike. E mira është që të drejtohesh tek personat e profesionalizuar sa herë dëshiron të përmirësosh formën e tyre. Edhe nëse shkon vetëm një herë apo dy herë gjatë vitit nëpër sallone bukurie, gjithsesi do të të ndihmojë që të ruash formën e natyrshme dhe ju vetëm do t’i mirëmbash ato. Vetullat tërheqin vëmendjen e syve duke u bërë në këtë mënyrë pika referuese e fytyrës. Nëse nuk kanë formë të mirë, mund ta përkeqësojnë përshtypjen për pamjen tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Rezultate të papritura: Fëmijët e këtillë në të ardhmen do të fitojnë më së shumti
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Veshja e Jenner është shembulli i përkryer për të kombinuar xhinset me këpucë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova