Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah, më në fund ka filluar të ofrojë ndeshje të mira në fushë dhe ka gjetur lumturinë duke luajtur në Tajlandë.
Bolkiah, familja e të cilit ka një pasuri prej 19 miliardë eurosh, ka pasur një karrierë në rënie në vitet e fundit.
Anëtar i familjes së Sulltanit të Bruneit, kaloi në akademitë e Chelsea, Southampton dhe Leicester, por askund nuk pati fatin ta kishte statusin e lojtarit të ekipit të parë. Në vitin 2020, ai e kërkoi lumturinë në Maritimo të Portugalisë.
Mirëpo as aty nuk ka arritur të imponohet, por karrierën nuk ka dashur ta mbyllë. Ai pranoi një ftesë nga Tajlanda e largët dhe vendosi të fillonte nga e para.
https://t.co/uDNopsXazE E’ più ricco di #Messi e #Ronaldo ma gioca in Thailandia nel @chonburi_fc: la storia di Faiq Bolkiah#Bolkiah | #Brunei | #Chonburi pic.twitter.com/TN8ZpEhnUP
— TiscaliNews (@tiscalinotizie) March 17, 2022
Ai nënshkroi për Chonburi ku më në fund filloi të merrte minuta. Në pesë ndeshjet e fundit ai regjistroi tre asistime dhe në dy raste u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Beautiful assist goal from Faiq Bolkiah ⚽️@ChonFCOfficial #RevoThaiLeague #ThaiLeague #FaiqBolkiah pic.twitter.com/HHxCZRemvm
— ThaiLeague (@thaileague) January 24, 2022
Sipas mediave angleze, Bolkiah më në fund ka gjetur lumturinë në Tajlandë.
Edhe pse djali i princit të Brunei, Jefri Bolkiah, ai nuk ka dashur t’i shpenzojë paratë e familjes, por ka tentuar në çdo mënyrë të krijojë një emër në futboll. /Telegrafi/