Fushata e Lumir Abdixhikut, kandidat për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon me aktivitete të përditshme në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme 2025.

Kryetari i LDK-së po zhvillon takime të rregullta me qytetarë në komuna të ndryshme të vendit, ku prezanton pikat kryesore të programit qeverisës dhe vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës. Në këto takime, Abdixhiku dëgjon nga afër shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve, duke u ndalur në tema si ekonomia, arsimi, shëndetësia, sundimi i ligjit e shumë të tjera.


Kjo hapësirë e sponsorizuar do të përmbledhë këto aktivitete në baza ditore, duke sjellë një pasqyrë të plotë të vizitave, deklaratave dhe angazhimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes këtij formati, lexuesit do të kenë mundësinë të ndjekin hap pas hapi rrjedhën e fushatës së Lumir Abdixhikut në të gjithë territorin e Kosovës.

27/12/2025 22:55- Abdixhiku: Abdixhiku për bllokadën: LDK-ja nuk duhet dhe nuk e bënë betejën që e ka bërë Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar bllokadën politike në Kosovë.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka qenë e interesuar të bëjë veprimet si të Kurtit.

“Nuk duhet LDK ta bëjë betejën që e bënë Kurti, e para pse, se kur je në pushtet, ke buxhet madhor që mundesh me shpërnda elektoralisht, e dyta nuk duhet ta bëjë sepse LDK-ja bëhet si Kurti, kur LDK-ja bëhet si Kurti e humb gjënë ma të rëndësishme që ka”, tha Abdixhikun në RTV Dukagjini.


27/12/2025 21:34- Abdixhiku: LDK ka mërgatë të fushishme

Abdixhiku: LDK ka mërgatë të fuqishme, besoj nesër do të shohim pozitivisht efektin e tyre Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit, ka folur për pjesëmarrjen e mërgatës në tubimet e LDK-së.

Sipas tij, kjo prezencë e tyre ishte madhështore. Prandaj, Abdixhikut ha se LDK ka një mërgatë të fuqishme e kjo do të shihet pozitivisht nesër në votën totale të LDK-së.

“LDK ka një mërgatë të fuqishme. E ka pasur gjithherë, është punuar shumë këto 4-5 vitet e fundit dhe besoj që nesër kemi me i pa pozitivisht në votën totale të LDK-së efektin e kësaj prezence”, tha Abdixhiku.


27/12/2025 16:20- Abdixhiku takim me artistë e njerëz të kulturës

26/12/2025 21:05- Abdixhiku: Kjo nuk ishte vetëm një fushatë - kjo është ftesë për t’u ngritur

26/12/2025 20:08- Abdixhiku: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë

26/12/2025 18:28- Mbyllja e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës

26/12/2025 14:20- Për më pak se një mandat, rrugët e Kosovës duhet të përfundojnë

26/12/2025 10:55- LDK në Lipjan

25/12/2025 18:24- Lipjani në këmbë për kandidatin për Kryeministër nga LDK

Lumir Abdixhiku- pritet me duartrokitje të forta dhe brohoritje

Lipjani në këmbë për kandidatin për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku- pritet me duartrokitje të forta dhe brohoritje.

25/12/2025 11:46- LDK prezaton planin për të ardhmen

25/12/2025 11:45- Abdixhiku uron të gjithë besimtarët e krishterë në festën e Krishtlindjes

24/12/2025 18:25- Abdixhiku premton pagë 1000 euro për secilin mësimdhënës

24/12/2025 13:46- Abdixhiku nga Bregu i Diellit

24/12/2025 11:45- Abdixhiku: Kjo është kontrata juaj me shtetin

24/12/2025 10:44- Tubimi i LDK-së në Llap

23/12/2025 21:50- “Historia e LDK-së është vetë historia e popullit tonë”, Lumir Abdixhiku në 36 vjetorin e themelimit të partisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 36 vjetorin e themelimit të partisë tha se “historia e LDK-së është historia e vetë popullit tonë, nga rënia e Jugosllavisë deri tek procesi i lirisë…”.

“Në shënim të përvjetorit urojmë gjithë popullin e Kosovës sepse LDK në fillimet e veta ka nisur si lëvizje e popullit të Kosovës dhe vazhdon të identifikohet me gjithë historikun e saj me popullin e Kosovës”, tha Abdixhiku në Pressing.

“Liri, pavarësi demokraci”, citoi shtyllat e LDK-së që nga fillimet e saj.

23/12/2025 21:12- LDK mbetet shpresa e parë dhe e fundit për Kosovën

23/12/2025 21:11- Abdixhiku: Mitrovica flet ndryshe

23/12/2025 16:31- Abdixhiku publikon pamje nga takimi në Suharekë

23/12/2025 14:07- Abdixhiku: 36 vjet më parë, në një kohë represioni dhe errësire, lindi ideja më e madhe politike e Kosovës

22/12/2025 21:22- Abdixhiku me premtim për mjekët e diplomuar: Do ua sigurojmë specializimin dhe punësimin

Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku në qytetin e Prizrenit, ka folur për programin politik rreth shëndetësisë.

Ai ka premtuar QKUK të re, digjitalizim të sistemit si dhe sigurimin e specializimit dhe punësimit për mjekët e diplomuar. “Në shëndetësi e kemi spitalin e ri të Kosovës.

QKUK të re dhe një operimi një modeli të një ndërmarrje publike e cila jep shërbime dhe merr pagesë prej fondit të sigurimeve shëndetësore. Mjekëve të diplomuar duhet t’i sigurohet specializimi menjëherë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, nuk ka tmerr më të madh se ‘’me kry mjekësinë edhe mos me arritë me pasë specializim’’.

22/12/2025 18:00- Abdixhiku në Dragash, premton themelimin e Ministrisë së Familjes

22/12/2025 13:36- Abdixhiku: Viti, me ata që duan shpresë

21/12/2025 19:27- “Shteti nuk guxon ta braktisë familjen” - Abdixhiku thotë se çdo fëmijë do të mbështetet me pagesë mujore

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku nga tubimi i Kaçanikut dhe Elez Hanit ka folur për projektin e LDK-së, i cili quhet cikli i jetës, dhe ka për qëllim përkrahjen financiare të fëmijës që nga lindja e deri në moshën 21 vjeçare. Sipas tij, nënat do të marrin për fëmijet e tyre 200 euro në muaj, ose 2400 euro në vit, për dymbëdhjetë muaj rresht. “Në qeverisjen tonë, për çdo fëmijë të porsalindur, nënat do të përfitojnë 200 euro në muaj për dymbëdhjetë muaj rresht, pra 2400 euro për çdo të porsalindur. Dhe kujdesi nuk ndalet me lindjen. Çdo fëmijë nga mosha një deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç do të mbështetet me pagesa mujore prej 50 eurosh, sepse shteti nuk guxon ta braktisë familjen”, tha Abdixhiku.

21/12/2025 18:21- Momente fushate në Kaçanik

Momente fushate si këto. ❤️ Kaçanik. Faleminderit secilës familje që vjen nga larg, me zemër për Kosovën dhe mbështetë shpresën.

21/12/2025 12:58- LDK sot në Kaçanik, Ferizaj dhe Viti

Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku, vjen për t’ju folur drejtpërdrejt për programin dhe vizionin qeverisës për Republikën e Kosovës.

21/12/2025 12:57- Abdixhiku: Kjo është Peja jonë

Ju faleminderit nga thellësia e zemrës për pritjen dhe mbështetjen madhështore që na bëtë.Në këtë qytet, fjala politike ka pasur gjithmonë peshë. Këtu angazhimi ka qenë gjithmonë bindje, jo interes.

20/12/2025 22:09- Abdixhiku: Shteti ndërtohet me projekte dhe vendime, jo me propagandë!

Autostrada për Gjilan është prova e paaftësisë qeverisëse! Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se me LDK-në në Qeveri do të përfundohet shpejt Autostrada e Gjilanit.

“Do ta bëjë Autostradën e Gjilanit shumë shpejt dhe Unazën e Jashtme të Prishtinës”, ka thënë Abdixhiku në emisionin JehonaPokitike në Klan Kosova.

Sipas tij, po të kishte vullnet politik kjo autostradë do të kryhej gjatë këtij mandati të kësaj qeverie. “Është trase e drejtë, pa tunele, po kodrina, por nuk ka vullnet nga kjo qeveri, por vetëm propagandë”, ka thënë Abdixhiku.

20/12/2025 21:35- Rama: Me ardhjen e Lumir Abdixhikut në qeveri, Prishtina përfiton 1.5 miliard euro investime

Kryeqyteti po hyn në një kapitull të ri zhvillimi.

Me ardhjen e Lumir Abdixhikut dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në qeveri, Prishtina përfiton 1.5 miliard euro investime që e ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe jetën e qytetarëve.Këto investime do të mundësojnë përfundimin e projekteve jetike

20/12/2025 21:16- Abdixhiku: Prioritet përfundimin e magjistrales Klinë-Gjakovë

“Dukagjini do të ketë prioritet në lidhjen infrastrukturore, në mbështetjen e bujqësisë dhe përpunimit, në bizneset familjare dhe në sistemet e ujitjes”, ka thënë Lumir Abdxhiku gjatë tubimit me qytetarët në Deçan.

Ai tutje foli edhe për prioritetet e tjera të programit qeverisës. Sipas tij është prioritet i lartë përfundimi i magjistrales Klinë-Gjakovë.

“Do të përfundojmë magjistralen Prishtinë-Pejë; do të jetë prioritet Kombëtar. Do të përfundojmë magjistralen Klinë-Gjakovë me prioritet”, theksoi ai.

20/12/2025 18:38- Abdixhiku nga Juniku: Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë

Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë, ka premtuar kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij në Junik, ai tha se nën qeverisjen e tyre, do ta lidhin Dukagjinin ashtu siç e meriton.

“Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Dukagjinin siç e meriton”, tha Abdixhiku.

“Dhe mbi të gjitha, ne e dimë se asnjë program nuk ka kuptim pa shtet funksional. Pa Kushtetutë të respektuar. Pa institucione që punojnë. Pa partnerë ndërkombëtarë”, përfundoi Abdixhiku.


20/12/2025 11:18- LDK sot do të jetë në Dukagjin – Junik, Deçan, Pejë!

Sot, kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të flasë për programin dhe vizionin e LDK-së për Republikën e Kosovës, për një shtet më të fortë, funksional, më të drejtë dhe me shpresë për çdo qytetar.

“Në Junik, Deçan dhe Pejë, do të prezantojmë vizionin qeverisës të LDK-së, si dhe kandidatët tanë nga kjo anë, njerëz të ndershëm, të dëshmuar dhe të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve me përgjegjësi.

Ejani sot të gjithë: qytetarë, familjarë, miq e aktivistë! Ejani ta dëgjoni programin tonë, ta ndani vizionin tonë dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen e Kosovës.

Zgjidhni shpresën! Le të jemi bashkë për Kosovën që duam dhe ndryshimin që e meritojmë!

VOTO 123 – LDK”, thuhet në postimin e LDK-së.

19/12/2025 16:26- Programi ynë tek secili prej jush!

Takoni vullnetarët tanë, kandidatët tanë dhe aktivistët tanë për t’i dëgjuar drejtpërdrejt projektet dhe zotimet tona për Kosovën

19/12/2025 13:42- Prishtina do të flet sërish e para.

18/12/2025 20:50- Abdixhiku: Shteti nuk drejtohet me teke, përplasje dhe frikë

Nga tubimi i mbajtur në Malishevë, kandidati i LDK-së për Kryeministër tha se LDK, do ta kthejë rendin kushtetues. Sipas tij, shteti nuk drejtohet me teke, me përplasje dhe me frikë. “Shteti drejtohet me ligj, me institucione dhe me përgjegjësi. Prandaj në këtë fushatë, më shumë se kurrë, kërkohet zgjedhje”, tha Abdixhiku. I pari i LDK-së, ka thënë se kjo zgjedhje është mes dy rrugëve. “Rrugës së përçarjes dhe rrugës së normalitetit, rrugës së improvizimit dhe rrugës së shtetit, rrugës së zhgënjimit dhe rrugës së shpresës”, përfundoi ai.

18/12/2025 18:49- Abdixhiku në Gjakovë: 1 miliard euro investim për çerdhe dhe shkolla në mbështetje të nënave dhe fëmijëve

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Gjakovë, ka premtuar 1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla.

Sipas tij kjo do të bëhet që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës.

“Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla.

Që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës.

Që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë. Që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi, jo mbajtje fëmijësh”, deklaroi Abdixhiku.

18/12/2025 13:36- Abdixhiku falënderon vullnetarët e LDK-së, fton qytetarët në ndezjen e dritave të fundvitit në Prishtinë

17/12/2025 21:35- Rritje e menjëhershme pagash – Abdixhiku e rrit koeficientin nga 110 euro në 150 euro

Gjatë një tubimi elektoral të mbajtur në Prishtinë, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar zotimet e tij për rritje të menjëhershme të pagave në sektorin publik.

Abdixhiku ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme të LDK-së, koeficienti i pagave do të rritet nga 110 euro në 150 euro, duke mundësuar rritje të menjëhershme të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Sipas tij, kjo masë synon të sigurojë paga dinjitoze dhe stabilitet financiar për qytetaret.

Ai theksoi se krahas rritjes së pagave, qeveria e LDK-së do të garantojë pensione deri ne 300 euro, duke i lidhur politikat sociale me një plan fiskal të qëndrueshëm dhe investime kapitale të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pagat në sektorin publik dhe pensionet do të rriten. Kjo është qasja jonë për një shtet që i respekton punëtorët dhe pensionistët e vet”, ka deklaruar Abdixhiku para qytetarëve në Prishtinë.

Ai shtoi se rritja e pagave dhe pensioneve do të mbështetet nga investime kapitale dhe rritje ekonomike, duke synuar një administratë publike më të motivuar dhe një mirëqenie më të lartë për qytet.

17/12/2025 18:54- LDK prezanton kandidatët dhe programin në Klinë, Abdixhiku: Koha për ndryshim ka ardhur

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka nisur sot nga Klina prezantimin e kandidatëve dhe programit të LDK-së, duke e shfrytëzuar rastin për kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe për të prezantuar vizionin e tij për ndryshim.

Abdixhiku ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshme nenet që obligonin pensionistët të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë.

Sipas tij, ky vendim i dha fund një praktike poshtëruese ndaj qytetarëve që, siç u shpreh ai, e ndërtuan këtë vend.

“Ky nuk është reformim i shtetit; kjo është poshtërim i qytetarëve që e ndërtuan këtë vend”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shprehur shqetësim të madh edhe për, siç e quajti, korrupsionin serioz qeveritar, duke thënë se sot ai po zhvillohet përmes grupeve në WhatsApp.

“Korrupsioni ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas populizmit dhe patriotizmit të rremë, kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp”, ka theksuar kandidati i LDK-së për kryeministër.

Abdixhiku ka deklaruar se po vjen koha e një qeverie të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore, duke thënë se në Klinë LDK-ja ka njerëzit e duhur për këtë ndryshim.

Në këtë kuadër, ai ka prezantuar edhe kandidatët e LDK-së nga Klina, duke i cilësuar si përfaqësues të dijes dhe integritetit: Shqipe Pantina, magjistre e Shkencave Politike, me numër 45 në listë, dhe Astrit Desku, doktor shkence në fushën e Teknologjisë Informative dhe inovacionit, me numër 54.

“Ekipi ynë është dallimi ynë”, ka përfunduar Abdixhiku.

16/12/2025 23:52- Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“E di që është bërë temë edhe çështja e Agim Veliut. Unë kam thënë gjithmonë që Agimi e ka vendin në LDK gjithherë. S’ma ka kërkuar kurrë. Agimi kurrë nuk ka ardhur të më thotë po du me hy në listë. Derën e LDK-së e ka hapur. Mund të vijë. Nuk ka hidhërim”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Agim Veliu, ka qenë fitues i LDK-së për 20 vjet në Podujevë edhe se është figurë e fitores së LDK-së në Podujevë. “Është një njeri që e don LDK-në dhe punon gjithë jetën për LDK-në.

Agimi është vetë LDK-ja. Mundemi me pas mospajtime, por ai e ka vendin e tij në LDK, e ftoj të punoj ende për LDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.

16/12/2025 21:53- Abdixhiku: Duhet të zhbëhet mediokriteti politik Kandidati për Kryeministër nga LDK

Lumir Abdixhiku tha se duhet të zhbëhet mediokriteti politik. Sipas tij kur valutë historike është gjithçka për votë është pak e vështirë.

“Kjo na detyron ne për tri shtylla politike me vendosë çka ndodhë pas 28 dhjetorit, unë me shumë kënaqësi do t’i elaboroj.

E para është stabiliteti institucional. E dyta se si e lejojmë Prokurorinë e Kosovës të përzgjedhe kryeprokurorin. Dhe e treta si i zgjidhin 72 për qind të pozitave udhëheqëse publike qe janë me ushtrues detyre”, deklaroi ai në Debat Plus.

16/12/2025 21:29- Abdixhiku: 48 herë e kanë shkel kushtetutën, e kanë zhvlerësuar Kuvendin

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia në pushtet e ka shkelur Kushtetutën 48 herë.

Kreu i LDK-së në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se kjo qeveri është pa legjitimet pasi është duke qeverisur me rezultat të zgjedhjeve të vitit 2021.

“Kosova është keq, pa legjitimitet qytetar, me një qeveri që e shkel Kushtetutën, që e zhvlerëson gjithçka çka ka Kosova, përfshi Gjykatën Kushtetuese, Supreme, institucionet e Kuvendit. Kuvendin e kemi shndërruar palaço institucion për 1 vjet”, ka thënë Abdixhiku.

“48 herë rresht e kanë shkelur Kushtetutën për një farë votimi të fshehtë. Qysh bre s’iu vjen marre?”, ka thënë i pari i LDK-së.

Abdixhiku: Nuk duhet ta normalizojmë një kryeministër që oponentëve politik i thotë hajvana e policëve dikur majmuna

Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit, foli për gjuhën polarizuese të Vetëvendosjes.

Ai tha se nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë, e një kandidat për kryeministër i cili quan oponentët hajvan, mediat argat të Serbisë e policët dikur majmuna.

“Nuk guxojmë ta normalizojmë këtë gjuhë të polarizuar të VV-së. E ka bindjen polarizuese, sepse përtej gjuhës fshihet bindja. Kjo parti politike ka ushqyer diskursin kosovar për 5 vite dhe jo vetëm. Një kandidat për kryeministër që i quan oponentët hajvan, deklaratë që s’qëndron, është fiktive. I quan mediat argat të Serbisë, dikur policët i ka quajtur majmuna e flamurin lara lara”, tha Abdixhiku.

16/12/2025 21:23- Abdixhiku premton paga 1000 euro për mësuesit, 900 euro për policët, zjarrfikësit dhe ushtarët

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar rritje të ndjeshme të pagave për sektorin publik, duke theksuar se mësuesit do të kenë pagë mujore prej 1000 eurosh nën qeverisjen e tij.

Abdixhiku ka deklaruar se policët, zjarrfikësit dhe ushtarët do të paguhen nga 900 euro në muaj, duke theksuar se një shtet i fortë nuk mund të ndërtohet me administratë të dobët dhe të demotivuar.

Sipas tij, administrata shtetërore dhe sektorët e sigurisë nuk mund të mbeten të nënvlerësuar në një kohë kur Kosovës i kërkohet profesionalizëm, cilësi dhe shpejtësi në shërbime.

Ai ka theksuar se paga e drejtë është kusht për motivim dhe zhvillim, duke shtuar se qeveria e tij synon të respektojë dhe nderojë punën e mësuesve dhe të punonjësve të sigurisë, si shtylla kryesore të shtetit.

16/12/2025 21:23- Abdixhiku premton 200 euro në muaj për çdo fëmijë të porsalindur

Gjatë shpalosjes së programit, Abdixhiku deklaroi se çdo fëmijë i porsalindur në Kosovë do të përfitojë 200 euro në muaj për një vit të plotë, që në total përbën 2,400 euro. Sipas tij, kjo mbështetje do t’u jepet nënave që nga dita e parë e lindjes së fëmijës.

Ai theksoi se zhvillimi i vendit është i pamundur pa familje të forta dhe se shteti duhet të jetë pranë qytetarëve që në momentet e para të jetës.

16/12/2025 19:17- Abdixhiku: LDK është gati ta rikthejë stabilitetin, dinjitetin dhe zhvillimin

Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me plan, me vizion, me rrugë të qartë, me rrugën e zhvillimit, të stabilitetit dhe të integrimit perëndimor.

Kështu deklaroi Lumir Abdixhiku gjatë shpalosjes së programit politik të LDK-së.

Sipas Abdixhikut, kjo nuk është vetëm garë për pushtet e qeverisje. Por garë për drejtimin e Kosovës, familjet.

“Kjo është garë për drejtimin e Kosovës. Për familjet tuaja. Për të rinjtë tuaj. Për fëmijët tuaj. Për vendin tuaj. Dhe në të gjitha këto beteja, Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me plan, me vizion, me rrugë të qartë - me rrugën e zhvillimit, të stabilitetit dhe të integrimit perëndimor”.

16/12/2025 19:13- Abdixhiku: LDK nuk vjen me mllef, por me dije, përvojë dhe maturi

LDK-ja nuk vjen as me hakmarrje, as me mllef, as me improvizim. LDK nuk vjen as me kringjin e këngëve me pushkë; e as penjve që s’duhet me i leshu- kështu u shpreh Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga LDK.

Sipas Abdixhikut LDK vjen me përvojë, dije, maturi, institucione e vizion të qartë dhe guximshëm.

“Vijmë me një traditë që nuk e ka përdhosur kurrë shtetin, me një histori që nuk e ka ndarë kurrë popullin, me një rrugë politike që gjithmonë e ka mbrojtur interesin kombëtar mbi interesin partiak.

LDK-ja ka qenë forca e normalitetit në kohë krizash, forca e qetësisë në kohë përplasjesh, forca e shtetit kur të tjerët luanin me shtetin.

Dhe pikërisht kjo vlerë është ajo që Kosova kërkon sot: normalitet, qetësi, përgjegjësi - mbi të gjitha zhvillim”, tha Abdixhiku.

16/12/2025 16:08- Ftesë për mërgatën