LAJMI I FUNDIT:

“Fundi i NATO-s nuk është larg”, paralajmëron admirali amerikan

“Fundi i NATO-s nuk është larg”, paralajmëron admirali amerikan

Admirali James Stavridis, një amerikan që shërbeu si komandant i NATO-s për Evropën nga 2009-2013, tha se ne mund të jemi dëshmitarë të “ditëve të fundit” të aleancës dhe fillimit të një “Organizate të Traktatit Evropian”.

Bëhet e ditur se këmbëngulja e presidentit amerikan, Donald Trump, për liderët evropianë që të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, e kombinuar me mosmarrëveshjen e tij me Volodymyr Zelenskyn në Zyrën Ovale, ka ngjallur shqetësim tek anëtarët e aleancës.

“Ne mund të shohim ditët e fundit të NATO-s”, tha Admirali Stavridis.


“Kjo është një çështje e thellë se kë do të mbështesni? Një demokraci që është nën sulm, apo do të mbështesni një diktator në Moskë?”, shtoi ai.

“Ne mund të shohim fundin e NATO-s dhe fillimin e asaj që mund të quhet Organizata e Traktatit Evropian, ETO”, vazhdoi komandanti.

Raportohet se komentet e tij vijnë ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë mblidhen për një samit në Londër, shkruan the Telegraph.

Por duket se bisedimet, të planifikuara nga Keir Starmer i Britanisë së Madhe për të përditësuar homologët e tij mbi diskutimet me Trumpin, janë lënë në hije nga takimi shpërthyes i presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me Zelenskyn të premten.

Zelensky kishte mbërritur në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje mineralesh me Trumpin, por takimi u përcoll me debate të ashpra.

Ndryshe, spekulimet janë rritur në javët e fundit nëse Trump planifikon të tërheqë SHBA-në nga NATO.

Presidenti u ka bërë vazhdimisht thirrje anëtarëve që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 2% të GDP-së.

Në muajin e kaluar, presidenti amerikan ka përshkallëzuar kërkesat e tij, duke inkurajuar anëtarët e NATO-s që të rrisin më tej shpenzimet e mbrojtjes deri në 5%.

Ndërkohë, samiti në Londër ka të ngjarë të mbizotërohet nga diskutimet mbi nevojën që Evropa të rrisë bashkëpunimin mes frikës nëse aleanca mund të vazhdojë “të mbështetet në mbështetjen e SHBA-së”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë: Nevojitet një udhëheqës ukrainas që dëshiron paqe

Botë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Starmer i Britanisë zbulon

Starmer i Britanisë zbulon "katër hapat për të ndihmuar Ukrainën"

Botë
Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Udhëheqësi i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë shpreson të takohet së shpejti me Donald Trump

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Kalo në kategori