FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë njoftimin e zyrtare zyrtar për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorrës dhe ndaj Francës.
Shqipëria do të luajë edhe dy ndeshje eliminatore në kuadër të Euro 2020 në muajin nëntor.
Takimi i parë do të jetë më datë 14 ndaj Andorrës në Elbasan Arena, ndërsa më 17 nëntor ndaj Francës në Stadiumin e ri kombëtar në Tiranë.
FSHF tashmë ka njoftuar se kur dalin biletat në shitje dhe si mund të blihen ato.
Njoftimi i plotë i FSHF-së Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor. 14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena) 17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë) Çdo tifoz mund të antarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: https://fanzone.fshf.org/ *Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium. *Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub *Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub (Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)/Telegrafi/






















































