Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “PATOS FORMACIONIN” më të mirë të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Të dielën mbrëma ka përfunduar me sukses i gjithë Kampionati Evropian, ku Spanja mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e madhe në Berlin.
Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante përgjatë gjithë Euro 2024, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.
Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytë, tretë, fazës së grupeve dhe fazës së 1/8 së finales dhe çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve.
Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të Euro 2024, ku Spanja dominon me shtatë lojtarë, e ndjekur nga Anglia me dy lojtarë dhe Holanda e Franca me nga një.
Spanja përfaqësohet me emra si Dani Carvajal, Marc Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.
Una familia ❤️💛#EURO2024 pic.twitter.com/RNeiN63SC0
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 14, 2024
Nga Anglia vijnë John Stones dhe Jordan Pickford, ndërsa William Saliba përfaqëson Francën dhe Coady Gakpo nga Holanda.
Në Euro 2024, patën paraqitje të mira edhe yje si Jude Bellingham, Granit Xhaka, Jules Kounde dhe Giorgi Mamardashvili, por konkurrenca e fortë bëri që këta të mbesin jashtë 11-shes.
Formacioni i më i mirë i Euro 2024 (4-2-3-1): Pickford (Angli); Carvajal (Spanjë) Stones (Angli), Saliba (Francë), Cucurella (Spanjë); Rodri (Spanjë, Ruiz (Spanjë); Yamal (Spanjë), Olmo (Spanjë), Williams (Spanjë); Gakpo (Holandë); /Telegrafi/