Forcat speciale ukrainase "Ujqërit e Bardhë" shkatërrojnë 10 tanke ruse brenda natës, shërbimi i sigurisë publikon pamjet

Forcat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës kanë shkatërruar 10 tanke ruse në rajonin e Donetsk gjatë natës, raporton Kyiv Independent.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha më 18 mars se forcat e saj speciale, “Ujqërit e Bardhë”, kishin shkatërruar 10 tanke ruse dhe një transportues të blinduar të personelit në drejtim të Donetskut të pushtuar, transmeton Telegrafi.
Mediumi ukrainas gjithashtu ka publikuar një video ku tregohet momenti i shkatërrimit të tankeve, derisa shihen shpërthime të fuqishme.
Videoja u publikua nga Shërbimi ukrainas i Sigurisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/03/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































