Site icon Telegrafi

Fonseca shpjegon ndryshimet taktike të Milanit që i shkaktuan shumë probleme Interit

Paulo Fonseca këmbëngul se ndryshimi i tij taktik në Derby della Madonnina nuk e ‘ndryshoi strukturën’ e ekipit, por skaudra e vendosur në fushë i shkaktoi Interit kaq shumë probleme. 

Kishte raportime se një humbje këtu do të çonte në një shkarkim për trajnerin që kishte vetëm një fitoreje deri më tani këtë sezon. 

Fonseca bëri një ndryshim të sistemit në 4-4-2, që i solli edhe fitoren.  

“Ishte derbi, Milani nuk e kishte fituar për një kohë, dhe sigurisht që ishte i rëndësishëm për formën tonë aktuale. Mendoj se lojtarët treguan shumë guxim dhe ne e merituam fitoren. Nuk mbaj mend të kem parë një ekip që i ka shkaktuar kaq shumë probleme Interit për një kohë të gjatë”. 

Trajneri kaloi këtë javë në një 4-4-2 me Tammy Abraham dhe Alvaro Morata përpara, por argumentoi se nuk ishte një ndryshim aq radikal siç sugjeruan njerëzit. 

“Unë nuk mendoj se kemi ndryshuar strukturën e ekipit. Ne thjesht bëmë diçka pak më ndryshe dhe nëse do të kishim vështirësi, atëherë Fofana mund të kalojë mes qendërmbrojtësve në mbrojtje. Ajo që ndryshoi ishin lojtarët”. 

Fonseca u pyet se nëse e ardhmja e tij në Milan është në dyshim edhe pas fitores.  

“Për mua ka pak ndryshim, sepse nuk i lexoj apo dëgjoj këto gjëra”. 

“Do të jetë një javë me pak më shumë besim, por gjëja e rëndësishme për mua është të vazhdoj të shoh lojtarët që besojnë në idetë tona, në mënyrën se si kanë bërë deri tani. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, por kjo ishte një fitore për lojtarët sot”, deklaroi Fonseca. /Telegrafi/  

Exit mobile version