Site icon Telegrafi

Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Shërbimet elektronike më shumë përdoren për ndihmesat ortopedike

Fondi i Sigurimit Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë ka gjeneruar të dhënat nga sistemi i ri elektronik se për çfarë i kanë përdorur qytetarët e Maqedonisë shërbimet elektronike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga informatat e para të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë për 1 muaj, 3498 të siguruar, personel mjekësor apo persona të autorizuar i kanë përdorur këto shërbime elektronike dhe kanë parashtruar kërkesa nga shtëpia apo nga puna për të rezervuar shërbime nga fondi ose nga sistemi shëndetësor në Maqedoni.

Më shpesh është kontrolluar gjendja me ndihmesat ortopedike, shërbim të cilin e kanë përdorur 2838 të siguruar. Këto kontrolle janë bërë nga mjekët amë apo edhe nga vetë pacientët.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se ky shërbim e lehtëson kryerjen e punëve të pacientëve apo të siguruarve pasi ata nuk duhet të shkojnë tek njësitë rajonale për të kryer këto shërbime./Telegrafi/

Exit mobile version