Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj është treguar përsëri vendimtar për klubin e tij turk, Kasmipasa.
Kasimpasa ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Gaziantepit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Turqisë.
Ishin mysafirët që shënuan të parët në minutën e 35-të me anë të Papy Djilobodji për 0-1, por Jackson Muleka barazoi shifrat 1-1 në minutën e 41-të.
Kazanmaya devam ediyoruz. 🔥#SemtAşkı #Kasımpaşa 🔵⚪ pic.twitter.com/CwzWXcQMmS
— Kasımpaşa (@kasimpasa) April 3, 2022
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë dhe deri në fund pritej që skuadrat t’i ndanin pikët me një barazim 1-1.
Megjithatë, kështu nuk mendoi edhe përfaqësuesi i Kosovës, Hadergjonaj, i cili shënoi golin e fitores duke ia sjell fitoren ekipit të tij.
⚽️GOL: 90+7' Hadergjonaj (p)
📍Kasımpaşa 2-1 Gaziantep FK pic.twitter.com/p2x0NF7p9k— Sporx (@sporx) April 3, 2022
Hadergjonaj ishte i saktë në minutat shtesë nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 2-1.
Reprezentuesi i Kosovës është bërë një titullar i rregullt i klubit turk, teksa ky ishte goli i dytë këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qxLVGW3j7U0