Një numër i madh trendësh të cilët kanë qenë të popullarizuar në vitet ’90 të shekullit të kaluar kanë kthyer me të madhe në skenën e modës

Kështu do të jetë edhe viti i ardhshëm edhe kur është fjala për stilin e flokëve, transmeton Telegrafi.


Floktarët tashmë kanë marrë vendimin dhe një stili flokësh i parashikojnë që të jetë i adhuruar ndër pjesëtaret e gjinisë së bukur.

5df130bc79d7570dbb3aaafe

Selena Gomez para disa ditësh është shfaqur në publik me gjatësinë e re të flokëve dhe pikërisht duket që ky është stili për të cilën thonë që është zgjedhje më e mirë e vitit 2020.

Flokët të qethur shkallë-shkallë me balluke dhe me plot vëllim do t’i shohin shpesh vitin e ardhshëm.

5df122cd79d75756353b46b3

Sa i përket gjatësisë, flokët pak nën supe janë ideale, sipas ekspertëve. Nëse hamendësoni rreth zgjedhjes së stilit të ri të flokëve, mendoni për këtë stil.

Ajo që është më e mira te ky stil është që nuk ekziston person të cilit kjo gjatësi i rri keq.

Cilëndo formë të fytyrës ta keni, do t’ju rrijë në mënyrë fenomenale.

A ju pëlqen edhe juve ky trend i qethjes?

/Telegrafi/