Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë lexuar disa nga mesazhet që kanë marrë në ‘Big Love’.
Ata tashmë kanë krijuar fansat e tyre që i mbështesin për lojën që bëjnë brenda shtëpisë, por edhe kanë njerëzit e tyre të zemrës.
E Livia Brunga po aludohet se ka marrë një mesazh nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba.
“Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh.
“Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia.
Në rrjet u tha se mund të ketë qenë Mevlani pasi vetëm pak ditë më parë solli edhe këngën e re të quajtur “Melo”, që ka të njëjtin nofkë si në mesazh.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre ka përfunduar dhe se Mevlani siç ka deklaruar në Big Brother të Kosovës po bëhet baba për herë të parë me partneren e tij të re. /Telegrafi/