Flasin familjarët e pronarit të restorantit që u vra në Mitrovicë (Video)

Në incidentin që ndodhi në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, 56-vjeçari Murat Kuçi, i nacionalitetit boshnjak, u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend.
Familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd.
“Qe katër vite ishte pronar i atij lokali; problem s’ka pasë kurrë. E ka majtë familjen… u mundu me punu”, tha një familjar i tij. “Sen s’dimë. Të këqyrim çka po thotë policia, ekspertiza”. /Klan Kosova/
Nga
Telegrafi
13/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































