Kaltrina Hoxha
E nderuara Presidente, znj. Vjosa Osmani
Shumë herë jam ndjerë e vogël, e pafuqishme dhe e indinjuar me atë që po ndodhë në vendin tonë, por nuk ia kam drejtuar gishtin askujt për t’i kërkuar përgjegjësi për këta skenarë horrori që po bëjnë marsh përditë! Mbase për zhgënjim apo dyshim që gjërat nuk do të marrin rrjedhë tjetër nga çfarë jemi mësuar deri tani: deklarata me tone elegjie, dënimi verbal i dhunës, por asnjë veprim për të ndryshuar këtë liri të mirëqenë të dhunuesve, që kanë mbushur rrugët tona dhe tallen me impotencën e institucioneve që vetëm zhurmë promocionesh bëjnë.
Po ju drejtohem juve me gjithë respektin që gëzoni si autoritet i zgjedhur dhe gjithë bartëseve të institucioneve publike njëkohësisht, sepse jam njëra nga ato që ju zgjodha për të na përfaqësuar, jo vetëm në ditë të mira, por dhe në këto që as dielli s’po i mbulon me dritë!
Po ju drejtohem juve pasi aty ku jeni ju, premtimet janë borxhe dhe ndryshimi s’është luks, po detyrë dhe përgjegjësi morale! Po ju drejtohem që t’ju kërkoj t’i ndërroni kahun këtij mentaliteti të instaluar gabimisht se mund të sulmosh dhe t’ia dalësh paq. Po ju kërkoj të shikoni se ku kemi ngecur dhe çfarë s’po funksionon. Po ju kërkoj që të skanojmë funksionalizimin e sistemit të drejtësisë, të kërkojmë llogari nga organet e rendit që po reagojnë me vonesë ose hiç; të kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor të mbajë përgjegjësi për neglizhencë dhe për dosjet e lëna në arkiv. Po ju kërkoj që aty ku guximi qytetar troket, të ketë njerëz me integritet, etikë profesionale, moral njerëzor dhe me njohuri themelore për pozicionin që bartin.
Jemi në dijeni për arkivat e mbingarkuara me raste që bëjnë protokolle çdo ditë, por sërish ndalojnë hapin aty pa përgjigje dhe pa ndëshkim! Pyetem se kush mban përgjegjësi për këtë, kujt duhet t’i kërkojmë llogari?! Këshillit Gjyqësor, strukturave mbrojtëse, organeve të rendit, një legjislacioni të varfëruar apo një procesi verifikimi që mban radhën e pritjes akoma? Ku po çalojmë si shtet që këto raste po shumëzohen? Pyes: edhe sa duhet të përshkallëzohet ky fenomen qe ne të hapim sytë si shoqëri? Po drithërohem kur akoma po arsyetojmë sulmuesit me argumente mediokre si një skenar pa autorë e regji!
Prandaj, ju lutem që të mos angazhoheni të bëni maksimumin dhe as të pamundurën, por që të bëni të mundurën – atë që prej kohësh duhej bërë që këto ngjarje të mos kthehen në tragjedi. Po ju drejtohem me bindjen se do të veproni duke aktivizuar gjithë akterët që ky qiell i skuqur nga çfarë po shohin sytë çdo ditë, të mos nxihet më nga një tjetër e çjerrë e pamundësisë. Që të mos fiket edhe një yll nga mendësia e ligë që na ka mbërthyer dhe që drejtësia të mos kursejë asnjë! Po ju lus të mos reagoni vetëm pse jeni grua dhe për gruan, por lëvizni gurët e fuqisë së veprimit për të parandaluar një dramë tjetër. Të siguroheni që do kthehet besimi i shoqërisë civile në strukturat e drejtësisë seur akuzon do të jesh e/i dëgjuar dhe të mos kesh frikë që do margjinalizohesh apo dhe të akuzohesh që e ke nxitur!
Prandaj, po kërkoj që ta shtyni heshtjen, të bërtasim “Ndalo” ndaj dhunës së përditshme që është bërë stil jete në këtë vend që veç i lirë dhe demokratik nuk mund quhet! Nuk mjafton duke mbështetur turmat që duartrokasin gratë vetëm kur sjellin trofe në shtëpi dhe trumbetohen me shkrime si ”na zbardhet fytyrën e s’po mundemi me ju mbrojt”. Po ju kërkoj që të verifikoni çdo individi që do t’i besoni pozicion me peshë veprimi që për së brendshmi nuk do ta dështojnë drejtësinë dhe për ata që e bëjnë të mos ketë asnjë kompromis. Ta bëni ligjin e së drejtës dhe ndëshkuesin e së keqës! Po ju lutem të garantoni funksionimin Kushtetues të shtetit!
Mjaft i izoluam këto raste duke i konsideruar si të turpshme. Kur duhet t’i quajmë ashtu siç janë vërtetë: dështim i një sistemi gjyqësor! Dështim i autoriteteve të drejtësisë! Dështim i strukturave mbrojtëse! Dështim i funksionalizimit të institucioneve të shtetit! Dështim shoqëror! Fatkeqësisht, kemi dështuar dhe po vazhdojmë ta bëjmë çdo ditë, të gjithë ne, bashkërisht!
Nuk e mbështes dhunën në asnjë formë të saj, ashtu siç nuk e mbështes faktin e lirisë së mirëqenë për dhunuesit që qeshen me luftën e drejtësisë që po vazhdon të dështojë në beteja përditë, teksa zvarritet e heshtur rrugëve dhe harresa menjëherë i fshin. Po shkojmë drejt një krize identiteti duke pritur që diçka do ndryshoj dhe vetëm sa shtohen ndodhitë kur krimi nuk merr më shumë se kritikë.
E nderuara Presidente, ky i imi nuk është mllef, inat, urrejtje, as subjektivitet i tepruar emocional; është vëzhgim i këtij realiteti që po zgjeron perimetrin orë e çast! Është obligim qytetar që kërkon llogari për një sistem të karbonizuar në esencë. Është neveri për këtë klasë shoqërore që çdo herë ka një “Por”, për çdo ngjarje me nuanca të tilla. Është revoltë për ne qe mjaftohemi duke bërë sehir në rrjetet sociale me statuse që efektin e kanë vetëm për audience.
Të ngresh zërin është nismë, vetëdijesim, ndërgjegjësim, por vetëm veprimi institucional dhe pastaj ai shoqëror mund të sjellin ndryshim ndaj kësaj sëmundje që na ka prekur kockat dhe mushkërinë!
Prandaj, ju lutem, vendoseni fjalën “Mjaft” në veprim dhe filloni të na bëni të besojmë se këtu ka shpresë për më mirë dhe që e nesërmja të mos na zgjojë me një tjetër tragjedi!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi