Procesi i fiskalizimit i filluar tetë vjet me pare, ndonëse i suksesshëm nga aspekti institucional, u përball me probleme. Madje, reflektuar nga mediat kritike dhe shoqëria civile, ishte gati të shpallej i dështuar.

Megjithatë, si çdo reforme fiskale, po ashtu edhe reforma tatimore ne Republikën e Kosovës u pa se për një rezultat konkret, përpos institucioneve relevante për hartimin dhe zbatimin e këtyre reformave është e domosdoshme pjesëmarrja apo përfshirja e qytetareve dhe biznesit si element bashke-reformues.


Ky model teorik i reformave “nga poshtë - lart”, ndonëse ende i pazyrtarizuar në praktike dhe shkencën ekonomike, është duke pare dritën e vet në vitin që po e lëmë pas. Punimi disertacionit tim, në proces, trajton gjerësisht problematikën e kësaj reforme që një nga rekomandimet kishte edhe mbledhjen e kuponëve fiskalë si forme e stimulimit të procesit te fiskalizimit dhe dijes se qytetareve për ketë proces.

Krahas kësaj, me shumë optimizëm u prit edhe masa e Qeverisë aktuale për aplikimin e mbledhjes së kuponëve fiskale nga qytetaret për të cilët parasheh rimbursimin ne vlere rreth 2% të vlerës së tyre.

Ky akt i bashkëpunimit dhe stimulimit të tatimpaguesve (qytetarit tatimpagues) me organet tatimore dhe Qeverinë jo vetëm që pat suksese, por tejkaloi parashikimet e sensibilitetit dhe përkrahjes që iu dha kësaj mase të qeverisë.

Qysh në propozimin e pare dhe propagandimin fillestar të ministrit të Financave, gjyshja dhe nipi filluan të marrin kuponin fiskal në furrën e bukës. Fëmijët filluan të qëndrojnë pranë arkave të marketeve për të pritur se dikush do ta hedh kuponin fiskal , derisa kolegët nga Qeveria u kritikuan nga bashkëshortët dhe fëmijët e tyre pse në mbrëmje nuk sjellin kuponin fiskal në shtëpi.

“Prindi im ju vërtet nuk jeni ngushtë për shtetin, pse nuk i ke marrë kuponët fiskalë”, është tashme slogani që bëjnë fëmijët për prindërit e tyre të papërgjegjshëm.

Rezultati i dukshëm është kur në afatin e parapare të dorëzimit të kuponëve fiskalë u mbushen sportelet e administratës tatimore me qytetarë të moshave të ndryshme që deri sot nuk kishin ditur fare se ku është administrata tatimore dhe se çka është tatimi apo pse është tatimi.

Kjo tregon se kur sistemi tatimore bashkërendon reformën tatimore nga poshtë (konsumatori-tatimpaguesi ) deri lartë (Qeveria ) atëherë suksesi nuk mungon.

Fiskalizimi dhe procesi i përmbushjeve buxhetore për mes procesit të fiskalizimit nuk është asgjë tjetër përveç obligimit ligjor të regjistrimit të të gjitha shitjeve nga bizneset tona tregtare prodhuese dhe shërbyese në regjistrat e arkave fiskale që do shërbente si një bazë për pagesë optimale të tatimeve të tyre sipas ligjeve aktuale në fuqi. Fiskalizimi në Kosovë si dhe në çdo vend tjetër është proces që nuk mund të realizohet vetëm përmes aparatit shtetëror apo administratës tatimore të një vendi dhe masat e tyre ligjore, sado që sistemi tatimore të jetë perfekt, sado që masat ndëshkuese të jenë të ashpra dhe të shpeshta. Ky proces kërkon përkrahjen e të gjithëve .

Procesi i fiskalizimit ka filluar në vitin 2006 për t’u zhvilluar gradualisht përmes masave edukative dhe informimit të bizneseve potencialisht të mundshëm për fiskalizim. Shumë gjera nuk kishin rrjedhën e duhur sidomos në aspektin e pajisjes me arka fiskale e cila u përcoll me dukuri monopolistike dhe çmime të shtrenjta të aparaturës fiskale. Pajisja me arka fiskale fillimisht u sigurua përmes tenderëve publikë nga vetëm dy operatorë kolegjialë dhe shume të shtrenjtë për xhepin e tatimpaguesve tanë, sidomos për këtë kategori që përfshin bizneset e mesme dhe të vogla apo edhe ato mikro të cilat është dashtë të punojnë një vite për sigurimin e vlerës së arkës fiskale.

Planifikimet për pajisje me arka fiskale kishin projeksionet e furnizimit me këtë aparaturë të të gjitha pikave të shitjes me pakice në mbi 20 mijë biznese në të gjithë Kosovën, që sipas ecurisë së këtij procesi në vitin 2013 arriti të përmbushej në masën: nga rreth 25 mije biznese të planifikuara për fiskalzim u arrit që të pajisen me arka mbi 18 mije sosh. Një armatë e tërë e zyrtarëve tatimore janë angazhuar për të këshilluar, ndihmuar dhe korrigjuar këtë proces. Sot ky projekt ka kaluar në masë të avancuar duke u pajisur me arka fiskale mbi 21 mije biznese.

Fiskalizimi gjeti vend të shumica e bizneseve të vogla: u furnizuan këpucëtarët, dyqanet e vogla, kafenetë etj. derisa bizneset e mëdha për pikat e shitjes me pakice, sidomos tek karburantet, restorantet dhe pronarët profesionist ende hezitojnë ta përmbushin këtë obligim.

Procesi i fiskalizimit nuk nënkupton vetëm pajisjen me aparature fiskale (arkën fiskale). Madje ky moment është vetëm fillimi i punës në këtë sistem të evidentimit të shitjeve me baze tatimore . Fiskalizimi nënkupton jo vetëm pajisjen me arke fiskale po përdorimi i tyre - blerja me kupon fiskal dhe shitjen me pakice nga bizneset përkatëse.

Elementi kyç i tërë procesit të fiskalizimit është implementimi apo zbatimi në praktikë i ligjeve mbi fiskalizimin, respektivisht përdorimi i arkave fiskale në proces të fiskalizimit. Padyshim obligimi parësor dhe ligjor i këtij zbatimi i bie administratës tatimore, e jo vetëm asaj. A nuk është ky obligim i të gjithë qytetareve të këtij shteti pasi që të hyrat nga tatimet janë burim i shpenzimeve për të gjitha të mirat që i gëzon nxënësi, studenti, punonjësit e pensionistet dhe popullata që nga shkolla, mjekësia e deri tek forcat e sigurisë?

Ky është momenti i tregimit të vete qytetarisë dhe atdhedashurisë ndaj shtetit .

Kush tjetër ka obligim themelor dhe që do mund ta ndihmoj këtë proces, janë pikërisht personeli i punësuar në organet qeveritare dhe organet tjera publike që drejtpërdrejt shfrytëzojnë buxhetin e Republikës së Kosovës me pagat dhe benefitet e ndryshme të tyre.

Të njëjtit me dashje apo pa dashje në të shumtën e rasteve refuzojnë apo nuk kërkojnë kuponin fiskal pas pagesave të majme që bëjnë nëpër dyqane e restorante. Me këtë akt të njëjtit, nën simpatinë për pronarin, kamerierin apo biznesin për kafen e fundit pa pagesë, refuzojnë kuponin fiskal dhe injorojnë automatikisht ligjshmërinë dhe kontributin e buxhetin Kosovës

Duke bërë një analizë të shkurtër del se nëse vetëm të punësuarit në organet e shtetit, që do të thotë të financuarit nga buxheti i shtetit që janë mbi 80 mijë të punësuar, do të kërkonin kupon fiskal dhe të njëjtit t’i rekomandonin familjet e tyre, atëherë përmbushja tatimore do të dyfishohej dhe buxheti i Kosovës do rritej në dy miliardë euro apo 30% me shume nga niveli i tanishëm.

Tani pas pushimeve verore një mik më tha: “Sa mire ish ba në Shqipëri, ku shumica e bizneseve po aplikojnë dhënien e kuponëve fiskal”! Mikut i thash a janë edhe ata Shqiptarë si ne!? Kur dëshirojmë mundemi ta ndryshojmë për të mire buxhetin e shtetit e me këtë edhe mirëqenien e qytetareve tanë.