Site icon Telegrafi

Filmohet momenti i shpërthimit në një qendër tregtare në Tajvan, humbin jetën pesë persona dhe tetë tjerë lëndohen

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe tetë tjerë u lënduan, në atë që po dyshohet të ketë pasur rrjedhje gazi në katin e sipërm të një qendre tregtare në pjesën qendrore të Tajvanit.

Shpërthimi ndodhi në sektorin e kafiterive në katin e 12-të në qendrën tregtare Shin Kong Mitsukoshi, në qytetin Taichung, transmeton Telegrafi.

Dy persona që humbën jetën po vizitonin Macaun, qytetin turistit kanë bërë të ditur nga policia – që theksoi se bëhet fjalë për një familje shtatë anëtarëshe. E anëtari i tretë i kësaj familje është lënduar rëndë.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa që hodhi nga dritaret e ndërtesës katër persona. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit të objektit 12-katësh.

Ekipet emergjente bllokuan tërë zonën në tentim të lokalizojnë zjarrin dhe të nxjerrin të lënduarit, që mbetën brenda objektit. /Telegrafi/

Exit mobile version