Filmi i ri i Selena Gomez, “Emilia Pérez”, ka shkaktuar reagime të ndara mes fansave pas premierës në Netflix.
Regjisori Jacques Audiard sjell një histori që ndodhi në qytetin e Meksikos, e cila trajton tema si familja, ambicia, korrupsioni, dhe afirmimi i gjinisë.
Shumë përdorues të ‘Twitter’ shprehen pozitivisht për filmin, duke e quajtur atë “simfoni emocionesh” dhe duke vlerësuar kombinimin e muzikës, krimit dhe dramës, shkruan DailyMail.
Ata parashikojnë se filmi do të ketë sukses këtë sezon çmimesh.
Megjithatë, ka pasur edhe kritika, sidomos ndaj performancës së Selena Gomez, me disa që e quanin “pjesën më të keqe të filmit.”
Kritikat negative gjithashtu shprehin se filmi mund të ndikojë negativisht në reputacionin e Gomez dhe në vlerësimin e përgjithshëm të projektit.
Pavarësisht ndarjes së mendimeve, “Emilia Pérez” ka arritur të tërheqë vëmendjen dhe të nxisë diskutime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/