LAJMI I FUNDIT:

Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Filipçe jep detaje të reja për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp konfirmoi se sot ka 24 raste të reja me coronavirus.

Ministri konfirmoi se sot janë regjistruar 24 raste të reja me coronavirus. Me këto raste, numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 201.

Në Klinikën Infektive është lëshuar një pacientë i cili ka qenë me dy teste negative ndërsa pritet tani të lëshohet edhe një paciente e cila po ashtu ka pasur dy teste me rezultate negative, me çka numri i të shtruarve nga coronavirusi shkon në tre persona.


Ministri informoi se pacientët me coronavirus janë në gjendje shëndetësore stabile,

Ai tha se pacienti nga Tetova është dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.

“Nga data 09 deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin për rehabilitim në Shkup në Kapishtec. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në Klinikën Infektive në Shkup”, tha Filipçe

Filipçe kujtoi se Qeveria ka marrë masa për zvogëlimin e lëvizjes së njerëzve gjatë fundjavës prej orës 16:00 deri më 05:00 të mëngjesit.

Ministri tha se nga java e ardhshme do të zgjerohet testimi i njerëzve për coronavirus.

Filipçe gjithashtu tha se respiratorët e rinj do të vijnë në fillim të muajit prill./Telegrafi/

Regjistrohet rasti i parë në Tetovë, gjithsej 201 të infektuar me Covid-19 në Maqedoni
Lexo po ashtu Regjistrohet rasti i parë në Tetovë, gjithsej 201 të infektuar me Covid-19 në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori