LAJMI I FUNDIT:

Filipçe për rastin e djeshëm: Sulmi ndaj mjekëve është mosrespektim i mundit të tyre

Filipçe për rastin e djeshëm: Sulmi ndaj mjekëve është mosrespektim i mundit të tyre
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e ka dënuar incidentin e djeshëm në spitalin “8 Shtatori”, ku disa persona sulmuan fizikisht personelin mjekësor.

Filipçe thotë se në këtë rast, është vepruar në mënyrë profesionale dhe sipas protokolleve, si dhe i fton organet hetuese të veprojnë për rastin në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dje në spitalin ‘8 Shtatori’, mjekja është sulmuar nga familjarë të pacientes, e cila pas disa ditëve qëndrim në spital, ndërroi jetë nga coronavirusi. Ka intervenuar policia, e cila arrestoi disa anëtarë të familjes së të ndjerës. Ata kanë tentuar me dhunë ta marrin trupin, pa zbatimin e protokolleve adekuate për personat e vdekur nga Covid-19”.


Dy persona kanë kërcënuar stafin e spitalit “8 Shtatori”, arrestohen nga policia
Lexo po ashtu Dy persona kanë kërcënuar stafin e spitalit “8 Shtatori”, arrestohen nga policia

“Ky është akt i mosrespektimit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë, të cilët për 4 muaj luftojnë për çdo jetë njeriu. Ky është diskreditim i punës së tyre, mundit dhe viktimizimit”, ka shkruar Filipçe.

Ndryshe, familjarë të një paciente e cila ndërroi jetë nga COVID-19, kanë sulmuar personelin mjekësor, pasi kanë dashur ta marrin trupin e të ndjerës. Ata janë arrestuar nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori