Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se në fillim të gushtit do të nisin përgatitjet në spitalin “8 Shtatori” për valën e vjeshtës të sëmundjes COVID-19, e cila paralajmërohet nga ekspertët.
Ai tha se këto përgatitje bëhen në lidhje me infrastrukturën, pajisjet mjekësore, laboratorët dhe kuadrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është përgatitur plani për të përmirësuar kapacitetin e spitaleve për muajt e vjeshtës. Në fillim të gushtit, do të fillojmë ato procese, që do të thotë se secili nga 16 spitalet në vend do të marrë një ambulancë të parafabrikuar dhe një mini repart, ku do të ndahen pacientët e kuruar me COVID-19 dhe me sëmundje tjera”, tha Filipçe.
Si pjesë e përgatitjeve, Filipçe njoftoi përmirësimin e laboratorëve në të gjitha qytetet për teste të shpejta PSR, si dhe forcimin e stafit mjekësor me mjekë të rinj.
“Shpresoj se nuk do të ketë valë të re, por duhet të përgatitemi. Në këtë drejtim është edhe përmirësimi i ambienteve laboratorike në secilin qytet për teste të shpejta PSR dhe dje kemi pasur një takim me mjekë të rinj që morën licencë për të punuar javën e fundit. Ata duhet të fillojnë punën, në përputhje me ndryshimet në ligj për të marrë punë të garantuar me pagë, disa prej tyre kanë treguar tashmë interes për të qenë pjesë e ekipeve në reparte infektive dhe klinika dhe paralelisht ne po fillojmë procesin e sigurimit të fondeve për punësimin e tyre të përhershëm”, tha Filipçe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës