Dy fitore, një barazim e tri humbje është bilanci i Kosovës U17 (vajzat) në Kampionatin Evropian (B) që sot përfundon në Turqi.

Kosova të dielën në ndeshjen për vendin e shtatë fitoi ndaj Letonisë me rezultat 39:27. Në ndeshjen e fundit në grup vajzat tona barazuan 29:29 ndaj Finlandës. Në ndeshjen e parafundit në grup fituan 34:29 ndaj Bullgarisë.


Kanë humbur nga Sllovakia e Polonia me rezultat të lartë dhe nga Italia me rezultat 29:24, ndonëse ishin në lojë deri në minutën e 50-të.

Për herë të parë një ekip kombëtar për vajza të reja mblodhi pesë pikë në një Evropian.

367457679 1033108561252658 1321725138928415820 n

Sa për krahasim, dy vjet më parë në Lituani, Kombëtarja U17 kishte humbur 24:23 nga Letonia dhe 44:10 nga Finlanda. Pra ngritja është evidente.

Natyrisht, ka ende shumë hapësirë për përmirësim, por zhvillimi i ekipeve kombëtare është i duhuri.

Kritikat e drejta e konstruktive natyrisht se i shërbejnë zhvillimit të mëtejmë të ekipeve kombëtare, por jo edhe ato që bëhen me prapavijë dhe me qëllime të caktuara, më së paku sportive.

Puna e përkushtimi i FHK-së për zhvillimin e ekipeve kombëtare do të vazhdojë, thuhet në njoftimin e FHK-së.

366990954 1033678107862370 6352975312369216412 n

Dëshminë për rritjen e mëtejme e presim menjëherë në vjeshtë, kur në vendin tonë mbahet IHF Trophy për vajzat e reja. Përmes IHF Trophy synojmë kualifikimin në Botëror me Kombëtaren U17 apo U19.

telegrafi sport app