Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përgjatë tërë ditës përmes Komisionit Disiplinor ka vendosur që t; dënojë drejtorin sportiv të KF Drenicës, Taulant Dajakun dhe drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin.
Drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku dhe ai i Dritës, Valon Zymberi dënohen me nga gjashtë muaj mos kryerje të detyrës në klubet e tyre përkatëse.
Po ashtu, të dy drejtorëve sportivë në fjalë iu është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh, e cila është e obligueshme të paguhet në afatin prej tetë ditëve.
Të dy këta ishin kundër procesit zgjedhor të FFK-së dhe ishin mjaftë aktivë në studiot televizive.
Gjatë ditës edhe Eroll Salihu u përjashtua nga pozitat e tij në FFK. /Telegrafi/