LAJMI I FUNDIT:

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”

Festivali ndërkombëtar i poezisë “Ditët e Naimit”

Nga 23 deri më 26 tetor në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të zhvillohet edicioni i 12-të i festivalit ndërkombëtar të poezisë "Ditët e Naimit".

Në këtë festival tashmë tradicional do të marrin pjesë poetë të njohur nga 34 shtete të botës, ndërsa fitues i çmimit "Naim Frashëri" i festivalit të sivjetmë veçmë është caktuar paraprakisht poeti maroken Abdellatif Laabi. Në këtë festival do të ndahen edhe tre çmime të tjera.

Siç bëjnë të ditur organizatorë e festivalit, gjatë ditëve në vijim është paraparë organizimi i takimeve të ndryshme, orëve poetike e letrare, promovim i librave të autorëve shqiptarë dhe të huaj, takime me studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore si dhe vizita në objektet kulturore dhe historike të Tetovës. /ina/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori