Site icon Telegrafi

Fernando Alonso shet Ferrari Enzon e tij, çmimi pritet të jetë marramendës

Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso, do të shesë në një ankand Ferrari Enzon e tij dhe çmimi pritet të jetë disa miliona euro.

Shtëpia e ankandeve Monaco Car Auctions vlerëson se pronari i ri i Enzos fantastik të Alonso do të ndajë më shumë se pesë milionë euro.

“Nando” i njohur po bën lëvizje të mira, me paraqitje të shkëlqyeshme në skuadrën e Aston Martin dhe tani do të përfitojë nga makina e tij e “vjetër”.

Dihet pak për Ferrari Enzon e Alonsos, përveç që ka udhëtuar vetëm 4800 kilometra dhe se ka një certifikatë nga departamenti Classiche i Ferrarit.

Për më tepër, ai është një nga vetëm 399 veturat Enzo, dhe ka fuqi një motor V12 6.0-litërsh nga Formula 1, i cili jep 651 kuaj fuqi.

Ferrari Enzo i Alonsos arrin një shpejtësi në “qind” për 3,6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 355 km/h.

“Shpresoj që pronari i ri të shijojë këtë makinë unike”, tha Alonso, por nuk dihet nëse ai personalisht do t’ia dorëzojë çelësat blerësit. /Telegrafi/

Exit mobile version