Edhe meshkujt më të durueshëm në botë do t’i befasojë lajmi se femrat, mesatarisht gjatë tërë jetës, shpenzojnë tri vite në përgatitje për të dalë nga shtëpia.
Të dhënat janë fituar me kalkulimin e thjeshtë – mesatarisht një femër, për t’u rregulluar para një dalje më të gjatë, kalon më shumë se një orë para pasqyrës.
Nëse i shtohen kësaj edhe 40 minutat që, mesatarisht, femrat i shpenzojnë çdo ditë para se të shkojnë në punë – sasia e kohës së shpenzuar, për kohëzgjatjen e jetës mesatare, është dy vjet e nëntë muaj.
A është e kotë që të shpenzohen pothuajse tri vjet të jetës, këtë sigurisht e dinë vetëm gratë. Mirëpo, ka edhe më shumë. Për shembull, madje tre muaj të jetës, femra do të shpenzojë duke menduar se cilën çantë apo këpuca do të blejë.
Charlotte Newbert nga kompania Nephria, e cila ka publikuar këto të dhëna, ka deklaruar që është fascionuese se sa kohë të jetës sonë shpenzojmë në rutinën e përditshme.
Në hulumtim kanë përfshirë edhe kohën e shpenzuar në pastrim të trupit dhe flokëve. Para një dalje më të madhe, femrat kalojnë 22 minuta duke u pastruar dhe duke depiluar këmbët, shtatë minuta shkojnë për vendosjen e qumështit apo losionit për trup, 23 minuta shpenzohen për tharjen dhe rregullimit e flokëve, 14 minuta në vendosjen e grimit dhe gjashtë minuta për veshje.
Për krahasim, hulumtimi ka dëshmuar që përgatitja e meshkujve për dalje në mesatare është 17 minuta e 25 sekonda. Sa i përket daljes në treg, meshkujt që vendosin t’u bëjnë shoqëri partnereve të tyre, para kabinës së provimit të rrobave, të dashurën e tyre do ta presin një orë e dy minuta.
Neëbert ka theksuar që në anketën të cilën e kanë kryer me meshkujt dy të tretat e tyre kanë thënë që janë të lodhur nga pritjet derisa të dashurat e tyre përgatiten për dalje. Kjo dëshmohet me faktin që një nga dhjetë meshkuj ndërpresin lidhjen me femrën e cila është e gatshme të shpenzojë aq shumë kohë për tu përgatitur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore, mësoni si ta parandaloni atë
Koha që i duhet një personi të shenjës së Dashit të dashurohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës