LAJMI I FUNDIT:

Federata çeke shtroi drekë për delegacionin e FFK-së

Federata çeke shtroi drekë për delegacionin e FFK-së

Në prag të ndeshjes tejet të rëndësishme për kualifikimet e Evropianit 2020, Çeki – Kosovë, e cila zhvillohet sonte në “Doosan Arena” në Plzen, krerët e Federatës së Futbollit të Republikës së Çekisë sipas traditës kanë shtruar drekë zyrtare për delegacionin e FFK-së.

Aty ishin kryetari Agim Ademi, nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani, anëtarin e KE-s, Ilaz Mjaku dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu si dhe delegatin e UEFA-s, Anton Fagan.

Presidenti i federatës çeke, Martin Malik i ka shprehur mirëseardhje delegacionit të FFK-së në Plzen, teksa ka përgëzuar presidentin Agim Ademi që Kosova si një vend i vogël ka arritur të ketë suksese dhe kaq shumë entuziazëm në futboll.


Gjatë këtij takimi krerët e të dyja federatave kanë theksuar rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja kombëtaret, teksa kanë uruar që gjithçka të kalojë në frymën e rivalitetit sportiv.

Po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e futbollit në të dyja shtetet si dhe për mënyrën e organizimit të ligave dhe klubeve, derisa në fund të drekës si zakonisht u shkëmbyen dhurata nga krerët e të dyja federatave.

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori