FC Santa Coloma do të jetë kundërshtari i Feronikelit në finalen para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, në rast se kampioni i Kosovës arrin të triumfojë kundër Lincoln Red Imps FC.
Sot (e martë) me fillim nga ora 20:45, Feronikeli do të luajë kundër Lincolnit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tashmë e ka mësuar kundërshtarin e radhës nëse arrin të fitojë në atë sfidë.
https://twitter.com/foetball247/status/1143532972328574976
Klubi nga Andorra, FC Santa Coloma, e fitoi gjysmëfinalen e parë në Prishtinë duke fituar me rezultat 1-0 kundër Tre Penne Galazzano.
Falë golit të shënuar nga Javier Lopez në minutën e 76-të, kjo skuadër u kualifikua në finalen parakualifikuese ku e pret fituesin e duelit ndërmjet Feronikelit dhe Lincoln Red Imps FC.
Finalja që siguron një vend në kualifikime zhvillohet më 28 qershor, ndërsa skuadrat që eliminohen në këtë fazë do të hyjnë në kualifikime për Ligën e Evropës. /Telegrafi/