Site icon Telegrafi

Familja Beckham blen apartament 32 milionë eurosh në Miami

David dhe Victoria Beckham kanë blerë një apartament luksoz në Miami në vlerë prej 32 milionë eurove, raportojnë mediat spanjolle.

Çifti u zbuluan së fundmi duke vizituar “One Thousand Museum” të ndërtesës Scorpion në qendër të Miamit dhe tani Marca raporton se dyshja ka blerë një vilë nën çati.

Ndërtesa e jashtëzakonshme, e projektuar nga arkitekti Zaha Hadid, ka një pishinë në çati, banjë, sallon flokësh, bar dhe një palestër.

Prona është në stilin e shtëpi-qytet nga kati 10 gjera pronari anglez i klubit Inter Miami, ka blerë një nga 83 apartamentet në 62 katet super ndërtesës.

Kulla 62 katëshe është e gjatë mbi 215 metra dhe ka një helioport privat, pamje të oqeanit dhe dritare në tavan dhe ishte përfunduar vetëm në fillim të këtij muaji.

Ndryshe, pos familjes Beckham në këtë apartament dëshiron të zhvendose edhe Eva Longoria si dhe Marc Anthony. /Telegrafi/

Exit mobile version