Në mes të Tiranës Lola është një zonjë rreth të 60 -ve e cila nëpërmjet leximit të filxhanit të gjen hallin që ke, por nuk mjafton me kaq edhe ta zgjidh.
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin.
Bashkëpunëtorja e Fiksit shprehet se është pjesë e në një partie politike dhe se ka hedhur kandidaturën për kryetare bashkie. Kjo është edhe arsyeja se pse ka shkuar të lexojë filxhan tek Lola, do e marri apo jo postin? Fallxhorja i thotë që të heshti mos të flasi më pasi gjithçka e sheh vetë në filxhan.
Ajo sheh në filxhan shkronjën “I” dhe i kërkon info mbi të, bashkëpunëtorja i pohon se me atë gërme fillon emri kryetarit të partisë. Lola nëpërmjet filxhanit të kafes kupton mbështetjen që ky i fundit i jep të interesuarës dhe se në dt 14 Maj kur do mbahen edhe zgjedhjet ajo do dali fituese. Por kjo do arrihet me diçka që do e përgatisja fallxhorja e do ia jap me vete.
Lola i përgatit kandidates një përbërje me kripë dhe një kokërr piper.
Ajo i thotë kandidates se tek Lola shkojnë shumë të PD- së, por të LSI nuk kishin shkuar deri më tani.
Pasi fallxhorja përgatit kripën me piper të zi i tregon bashkëpunëtores së Fiksit sesi duhet ta përdori për të pasur sukses. “Nesër kur të dalësh pak kripë dhe kokrrën e piperit duhet ta vendosësh në xhepin e portofolit ku mbahen dokumentat dhe çdo 3-4 ditë duhet të hedhësh nga përbërja në sutjena” thotë fallxhorja. Më pas ajo e udhëzon se në çdo mbledhje që do jetë ë pranishme e interesuara duhet të hedhi kripën tek dera që ta shkelin , ose në kolltuk apo karrige të ulen sipër. “ Me këtë i bën të gjithë për vete. Edhe Sali Berishës mund t’ja hedhësh edhe Floriana Garos” shprehet fallxhorja.
Ajo i sugjeron kandidates që çdo mëngjes të hajë 2 thelbinj hudhra dhe çdo gjë do shkojë vaj dhe do jetë në rregull.
Fallxhore Lola – Ke qenë shumë më mirë se ç’je. Ke kaluar ndonjë siklet nga ana e qeverisë?
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – I ke mbyllur të gjitha?
Fiksi – Jo. Shif tani si është puna.
Fallxhore Lola – Mos më flit fare. Do të dëgjosh çfarë të thotë filxhani. Me S ose Sh?
Fiksi – Me S jam vetë.
Fallxhore Lola – Ti je mos u mendo fare, mos fol me vete. Duke folur me vete do hapësh ndonjë sëmundje që vetëm ti e di. Një femër të ka shumë zili. Për çfarë arsye?
Fiksi – Po e di.
Fallxhore Lola – Çfarë ka me ty?
Fiksi – Konkurenca, konkurrenca për post.
Fallxhore Lola – Nuk e arrin dot atë që ti e mendon.
Fiksi – Eee e kam pak të vështirë prandaj.
Fallxhore Lola – Me I ose J?
Fiksi – Po me I është shefi im. Çfarë shikon?
Fallxhore Lola – Dikush kërkon diçka.
Fiksi – Më duhet një post pra.
Fallxhore Lola – Ke dy plane tani. A mund të realizohen?
Fiksi – Unë kam kandiduar për kryetare bashkie dhe dua të kap atë postin. E dua me çdo kusht.
Fallxhore Lola – 3 Veta i ke në favor.Ke ndonjë mashkull në favor?
Fiksi – Po kam kryetarin. Të paktën tek zona ku kam kandiduar unë.
Fallxhore Lola – Ke favore
Fiksi – Kam favore.
Fallxhore Lola – Lekë, sa mendon të hedhësh?
Fiksi – Kështu është bërë. Kështu e kanë marrë të gjithë.
Fallxhore Lola – Ti nuk je e para që ke ardhur tek unë. Unë të them që ke favor, por jo aq sa e mendon.
Fiksi – Do ta shikosh pak çfarë mendimi ka shefi im për mua?
Fallxhore Lola – Ky ka folur dhe ka folur shumë mirë atje ku i takonte për të folur dhe ti duhet të jesh tepër e kënaqur.Ky ka më leverdi të bëhesh ti sepse ka shumë favore sesa të kesh ti vetë.Në një provë çfarë të kanë vënë ty këta?
Fiksi – Provë besimi.
Fallxhore Lola – Ti fiton para këtyre sepse i ke gjërat shumë më lart sesa këta.Çfarë do vesh tjetër përveç kësaj? Se për këtë do të jap diçka unë. Me ngadalë çdo gjë shkon në vendin e vet.
Fiksi – Se unë nuk ta thashë që në fillim, bëhet fjalë për Ilir Metën.
Fallxhore Lola – E di. E pashë nuk është nevoja të ma thuash.Ora është 3
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Nesër, jo sot unë kam vënë një kokërr këtu edhe një çikë, kjo është kripë të jesh në dijeni.
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Do marrësh njëçikë sa ta kapi dora dhe do ta hedhësh në portofol.Këtë e ke të yshtur gati.Jo te lekët por aty ku mban dokumentet.
Fiksi – Po po
Fallxhore Lola – Kurse tjetrën do kapësh pak gjithmonë do ta hedhësh në një mbledhje që do diskutoni, atje ku vete, që ta shkelin të gjithë.
Fiksi – Ok
Fallxhore Lola – Edhe do rrish e qetë. Dole nga shtëpia, ke një diçka një mbledhje do të bëj një yshtje unë ty tani dhe do ta bësh siç ta bëj unë tani.Do ta bësh vetë, por jo çdo ditë një herë në 3 – 4 ditë. O në mometin që ti do shkosh në një mbledhje ose diku. Do hedhësh këtë direkt në gji çik. Kaq
Fiksi – Po
Fallxhore Lola – Edhe atij kryetarit do t’ja hedhësh se s’bën.
Fiksi – Po ku t’ja hedh atij?
Fallxhore Lola – Ta shkeli, në kolltuk ku ulet.. Kanë ardhur këtu tek unë, por janë të Partisë Demokratike