Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për krijimin e fabrikës së parë në Kosovë për prodhimin e municionit.
Maqedonci në një konferencë për media ka thënë që së shpejti do të finalizojnë kontratën për hapjen e fabrikës, transmeton Telegrafi.
“Ne po fillojmë një epoke të re për kompletimin dhe përmbylljen e sistemit të infrastrukturës së mbrojtjes dhe sigurisë, duke tentuar të krijojmë qëndrueshmëri edhe sa i përket prodhimit të municionit. Komisioni do të hulumtoj, do negociojë për fabrikën e prodhimit të municionit. Ne kemi zhvilluar komunikim, jemi koordinuar me miqtë tanë, jemi në kontakt dhe kemi pranuar një raport fizibiliteti nga Turqia. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekt”, tha ai.
Ministri gjithashtu tha se “Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për plotësimin e stogjeve për krijimin e municionit dhe armët duke pasur parasysh sfidat qe po përballet bota, dhe veçanërisht rajoni ynë”.
Maqedonci para mediave njoftoi se do të krijohet edhe një laborator, ku do të shohin mundësitë për krijimin e fluturakëve pa pilotë.
Tutje ai shtoi se “asnjë hap nuk e ndërmarrim pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtar respektivisht me SHBA-të, që është partneri ynë strategjik në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Fabrika e municionit është projekt i qeverisë dhe nuk ndërhynë në projektin e tranzicionit të FSK-së”.
“Hapja e fabrikës shtetërore të municionit do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë logjistike jo vetëm për ministrinë e mbrojtjes por edhe ministritë e tjera që kanë në posedim armatim. Ne në diskutime jemi fokusuar që prodhimet të bëhen sipas standardeve të NATO-së. Përveç Turqisë ne do të vazhdojmë të diskutojmë edhe me shtetet tjera mundësitë e prodhimit të komponentëve të ndryshëm të armatimit”, nënvizoi ai.
Ai theksoi se janë duke garantuar qëndrueshmëri për të gjithë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare