Site icon Telegrafi

Evitohet tragjedia në Spanjë, terroristët kishin urdhër të qëllonin futbollistët dhe tifozët e Real Madridit

Një tragjedi e madhe është evituar në Spanjë, ku lojtarët dhe tifozët e Real Madridit ishin caku i një sulmi terrorist.

Sipas ‘El Confidencial’, shërbimet e informacionit “Guardia Civil” kanë zbërthyer javët e fundit një rrjet terrorist që synonte të sulmonte stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, derisa caku ishin futbollistët e Real Madridit, por edhe tifozët e tyre.

Sipas planit ‘horror’, militantët do të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid gjatë festës së madhe.

Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç duke pritur autobusin e Real Madrid. Dhe në mesazh shkruhej:

“Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëlloji ata dhe tifozët e tyre” është urdhri ogurzi.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shenjëstronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, ‘ISIS’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Shteti Islamik ka bërë kërcënime për sulme terroriste për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve, por kishte zëra se një gjë të tillë do ta bënin edhe gjatë Kampionatit Evropian dhe për këtë janë të informuar policia gjermane që po kujdesën për sigurinë./Telegrafi/

Exit mobile version