Sot, EULEX-i i bashkohet shumë njerëzve në mbarë botën në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
EULEX këtë vit 8 Marsin kremton me moton ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’ dhe inkurajon të gjitha që të ndihmojnë në krijimin e një bote më të mirë të punës, me përfshirje gjinore më të madhe.
“Si një mision për sundimin e ligjit, detyra kryesore e EULEX-it është fuqizimi i institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, duke siguruar përputhshmërinë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane. Ka kohë që kur shtetet anëtare të BE-së janë zotuar për ta mbështetur Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë e cila bën thirrje për pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë dhe përfshirje të grave në të gjitha përpjekjet për ta ruajtur dhe promovuar paqen dhe sigurinë. EULEX-i tashmë e ka bërë këtë zotim për t’i përfshirë të drejtat e njeriut, si dhe perspektivën dhe standardet për çështjet gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, qofshin ato të natyrës së brendshme apo të jashtme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se prej vitit 2015, EULEX-i e ka krijuar rrjetin e pikave të kontaktit për çështje gjinore (PKGJ), i cili funksionon si një mekanizëm i brendshëm për t’i identifikuar dhe adresuar çështjet ku ekziston mos barazia gjinore apo kur gjinia duhet të bëhet perspektivë e domosdoshme në veprimet tona të brendshme dhe të jashtme.
“Ne tashmë i kemi parë rezultatet e kësaj, pasi që funksionalizimi i strukturave të PKGJ-së është përshëndetur kohëve të fundit nga Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë si një ‘praktikë e mirë’. Perspektiva gjinore kërkon vëmendjen e udhëheqjes si dhe të secilit pjesëtar të personelit të Misionit. Për këtë ne e kemi ndërtuar strukturën e Pikave të Kontaktit për çështje Gjinore, si mekanizëm për ta përmirësuar punën tonë të përditshme në aspektet gjinore”, thotë Alexandra Papadopoulou.
“EULEX-i është plotësisht i përkushtuar që t’i përkrah edhe kolegët vendas në përmirësimin e barazisë gjinore, e cila është një prej kritereve të Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës. Janë shënuar përmirësime pozitive në qasjet ndaj grave në Kosovë dhe ekzistojnë iniciativa të shumta që merren me sensibilizimin lidhur me çështjet e barazisë gjinore në shtëpi dhe në jetën publike, siç është kuota prej 30% e pjesëmarrjes së femrave në parlamentin e Kosovës, sa për ta përmendur një shembull në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të bëhen edhe më tej përpjekje për të siguruar që gratë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zotimi ynë është ‘Bëhu e guximshme për ndryshime’, ndërsa e pranojmë që të drejtat e gruas janë të drejta të njeriut, si dhe angazhohemi për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në komunikatë me rastin e 8 Marsit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit