"Eshkë e ndezur mbi shkëlzen": Nis zyrtarisht përgatitja për festivalin e 2025 në Deçan

Sot, u mbajt takimi i parë i Këshillit Organizativ për festivalin "Eshkë e ndezur mbi shkëlzen", që do të mbahet më 15 dhe 16 qershor 2025 në Deçan.
Ky takim shënon nisjen zyrtare të përgatitjeve për një edicion të paharrueshëm, me shumë energji dhe ide të reja.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, theksoi rëndësinë e këtij festivali, i cili ka evoluar në një ngjarje të rëndësishme kulturore që bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet dhe ruan me krenari traditat e pasura kulturore si këngën, vallen, veshjet dhe zakonet shqiptare.
Edicioni i ardhshëm do të sjellë një program të pasur artistik dhe pjesëmarrje të gjerë, duke e bërë këtë ngjarje një mundësi të shkëlqyer për promovimin e trashëgimisë kulturore./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































