LAJMI I FUNDIT:

Escobar sot takon Kovaçevskin dhe Mickoskin

Escobar sot takon Kovaçevskin dhe Mickoskin

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot e vazhdon vizitën në vend me takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Pas takimit mes Kovaçevskit dhe Eskobarit, paradite në Qeveri do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Escobar po qëndron për një vizitë dy-ditore në RMV dhe kjo pason fillimin e procedurës parlamentare për miratimin e amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian.

Takimi i parë i Escobar ishte dje me presidentin Stevo Pendarovski dhe në të, siç informoi kabineti presidencial, u shpreh pritshmëria e Uashingtonit zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.


Në prag të vizitës së Escobarit, kryeministri Kovaçevski dje njoftoi se ai dhe zyrtari amerikan do të diskutojnë për çështje kombëtare, dypalëshe dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori