Medalistja e bronztë nga Lojërat Olimpike për të Rinj, Erza Muminoviq, ka fituar medaljen e artë në kupën evropiane të xhudos, kategoria e kadetëve, që po mbahet në qytetin Cluj të Rumanisë.
Xhudistja jonë fitoi të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë. Erza fitoi pesë luftëra – thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Në finale mundi Iasmina Covaciu të Rumanisë. Kjo është medalja e parë e artë për Erzën këtë vit.
Nesër (e diel) do të garojë Fationa Kasapi, në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Të dyja këto garuese do ta përfaqësojnë Kosovën edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, që në muajin gusht të këtij viti mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Bashkë me to në Baku 2019 nga xhudo pritet të garojë edhe Festim Beqiri.