Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se Adolf Hitleri do të ishte “xheloz” ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, për atë që ai thotë “metodat gjenocidale” të Izraelit në Rripin e Gazës, shkruan Times of Israel.
Erdogan ka akuzuar Izraelin që po shënjestron civilët, spitalet dhe kamionët me ndihma, duke e bërë qëllimisht që enklavat palestineze të vdesin nga uria dhe duke e shndërruar Gazën në një “burg në ambient të hapur”, transmeton Telegrafi.
Këto komente i pari i Turqisë i bëri gjatë një interviste dhënë për të përditshmen greke Kathimerini.
“Netanyahu ka arritur në nivelin që do ta bënte xheloz Hitlerin për metodat gjenocidale”, tha presidenti turk.
Kjo nuk është hera e parë që Erdogan krahason Netanyahun me liderin nazist. Në dhjetor ai tha se kryeministri izraelit është më i keq sesa Hitleri. /Telegrafi/