LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e fruthit në Shkup, sot janë vaksinuar 703 fëmijë

Epidemia e fruthit në Shkup, sot janë vaksinuar 703 fëmijë

Është rritur numri i fëmijëve të cilët ditëve të fundit janë vaksinuar me vaksinën MRP. Në klinikat e Shkupit sot deri në orën 11 gjithsej janë vaksinuar 703 fëmijë.

Ministria e Shëndetësisë informon se deri tani nuk ka pasur raste të reja të epidemisë së fruthit, ndërsa ka një rast për të cilin priten rezultatet laboratorike, njofton Telegrafi Maqedoni.

MSH apelon tek qytetarët të cilët dyshojnë tek fëmijët e tyre se kanë simptoma të fruthit, t’i dërgojnë në spitalin “8 Shtatori” ose në Klinikën për Sëmundje Infektive.


“Prindërit të cilët me fëmijët e tyre do të shkojnë për vaksinim, kanë të drejtë të kontrollojnë prodhimin dhe afatin e vaksinës. Ministria edhe një herë konfirmon se vaksinat janë të kontrolluara dhe të sigurta, të prodhura në Belgjikë nga prodhues me renome”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga epidemia e fruthit, Ministria e Shëndetësisë shpalli gjendje epidemi dhe ndaloi që fëmijët e pavaksinuar të dërgohen në çerdhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori