Enver Hoxhaj dënon fuqishëm sulmin në Stamboll (Foto)

Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.
Të paktën 35 persona, mesin e tyre një polic, kanë humbur jetën në një sulm në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes llogarisë personale në Twitter i ka shprehur ngushëllimet Turqisë duke dënuar sulmin.
"Fuqishëm e dënojmë sulmin në Stamboll. Ngushëllimet e thella për popullin dhe qeverinë turke", ka shkruar Hoxhaj.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































