Endeavour ikën përgjithmonë nga ISS

“Endeavour” dhe stafi i saj, po fluturojnë drejt tokës, pasi kanë përfunduar misionin e fundit në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Anija amerikane do të mbërrijë të mërkurën në mesditë në SHBA, pas një udhëtimi 16 ditor.
Kjo anije kozmike, e cila ka nisur fluturimet që në vitin 1992, ka udhëtuar rreth e qark Tokës për 4670 herë. Ndërkohë NASA do të dërgojë më 8 qershor edhe anijene fundit kozmike “Atlantis”, përpara se të mbyllë përfundimisht misionin e saj 30-vjeçar në hapësirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































