Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është duke shijuar këto ditë pushimet.
Përmes rrjeteve sociale, ajo i ka njoftuar fansat e saj për momentet e këndshme që po kalon gjatë këtyre ditëve.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, interpretuesja e hitit “Bow Down” nuk hezitoi të vërë sërish në pah të pasmet e saj.
Ajo e xhiroi veten nga lart në një palë bikini të kaltra, ndërsa theksonte linjat e saj të kolme të trupit.
Videon këngëtarja e shoqëroi me tingujt e këngës “Break Down”, të cilën ajo e solli para dy verave në bashkëpunim me reperin Don Xhon.
Enca përndryshe shquhet për paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale, të cilat i ka të shpeshta.
Ajo është shprehur disa herë se e ndjen veten seksi dhe prandaj guxon dhe publikon shpesh imazhe me përmbajtje provokuese. /Telegrafi/