Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron për “bandat bullgare“ të shprehur në një intervistë për revistën franceze.
Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për Jo-në e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët. Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika.
“Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar”, është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.
Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, „Valeurs Actuelles”, presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë.
“Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.
Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze.
Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.
Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë