Cluj dhe Craiova janë takuar në çerekfinale të Kupës së Rumanisë, ku koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa me penallti skuadra e Meriton Korenicës dhe Lindon Emërllahut kaluan tutje. 

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse rastet nuk munguan, me Lindon Emërllahu që r filloi ndeshjen nga minuta e parë.  


Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 50-të me golin e Stefan Baiaram, por nuk vonoi shumë dhe shifrat u barazuan nga Cluj. 

Emërllahu asistoi bukur me një top nga gjysma e fushës drejt Mohammed Kamara që shënoi për 1-1. 

Në minutën e 75-të në fushë u fut edhe Meriton Korenica, por shifrat nuk ndryshuan deri në fund. 

Cluj kaloi tutje me penallti, duke fituar me rezultat 5-3, ku Emërllahu dhe Korenica arritën të shënonin nga pika e bardhë, duke kaluar tutje në gjysmëfinale, ku do të takohen me Farul Constanta. /Telegrafi/  

telegrafi sport app